Nga: Kim Darroch / The Daily Telegraph (titulli: Even Hamlet knew when it was time to accept that life passes us by)
Përkthimi: Telegrafi.com
Duket se Joe Bideni gjithmonë ka qenë vërdallë. Lindi në nëntor të vitit 1942, teksa vala e luftës po ndryshonte me fitoren britanike në El-Alamein dhe me Ushtrinë e Kuqe që rrethoi Vermahtin gjerman në Stalingrad. Bideni u zgjodh në Senatin e ShBA-së pikërisht në momentin kur shpërtheu Skandali Uatergejt. E njihte tragjedinë: gruaja e parë dhe vajza iu vranë në një aksident automobilistik në vitin 1973, ndërsa djali i tij i madh vdiq nga kanceri në vitin 2015. Ka bërë gabime, veçanërisht në fund të fushatës së tij të kandidaturës së parë për Presidencë, duke bërë plagjiat të një fjalimi të Neil Kinnockut.
Pas karrierës 36-vjeçare në Senat, shërbeu si zëvendëspresident i Barack Obamas. Dhe, në një karrierë të ulje-ngritjeve arriti në Shtëpinë e Bardhë në përpjekjen e tij të tretë më 2020.
Ka qenë president konsekuent. Pavarësisht shumicës së vogël në Kongres, udhëhoqi tri ligje të mëdha për shpenzimet qeveritare.
E mbikëqyri aktin e shpëtimit post-koronavirus, aktin e infrastrukturës dhe aktin e uljes së inflacionit, duke injektuar në mënyrë kumulative 4.5 trilion dollarë në ekonominë amerikane. Opinionet do të ndryshojnë për zgjuarsinë e shpenzimeve në këtë shkallë, por si pako është e krahasueshme me Marrëveshjen e Re të Rooseveltit. Shtojani kësaj kthimin e ShBA-së në Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike dhe udhëheqjen e tij në reagimin perëndimor ndaj pushtimit rus të Ukrainës; zbrite tërheqjen e dështuar nga Afganistani dhe Bideni ende qëndron mirë.
E kam takuar disa herë. Më kujtohet kur isha këshilltar për sigurinë kombëtare, duke folur me të në dhomën e pritjes nr. 10, përpara se ta merrja për t’iu drejtuar një Këshilli të Sigurisë Kombëtare të kryesuar nga David Cameroni. Ishte i ngrohtë, karizmatik dhe krejtësisht pa pretendime. Pra, një nga politikanët më të rëndësishëm amerikan të gjysmëshekullit të fundit; dhe në përgjithësi një burrë i mirë.
Por, është koha për ta mbyllur këtë karrierë të shkëlqyeshme. Ky është përfundimi i pashmangshëm nga performanca shkatërrimtare në debat.
Publiku amerikan ka kohë që dyshon se Bideni, tani 81 vjeç, nuk e ka as forcën fizike dhe as mprehtësinë mendore për të shërbyer për një tjetër mandat. Dhjetë minutat e tij të parë katastrofalë në debatin me Trumpin, dhe veçanërisht përgjigja e tij e dobët, konfuze, jokoherente ndaj një pyetjeje për ekonominë, do t’i ketë bindur ata se ai nuk mundet më. Loja mbaroi. Ai klip do të lëshohet mijëra herë para 5 nëntorit. Nuk do të fitojë nga pozita ku është tash; dhe, siç dëshmon çdo paraqitje e tij publike – e ilustruar nga ngatërresa e tij Putin/Zelensky në Samitin e NATO-s – gafat nuk do të ndalen. Siç thotë vargu nga Hamleti: “Po e pabesa pleqëri më theu, ah më theu, me pançën e me thonjtë më mbërtheu” [sipas përkthimit të Fan Nolit].
Gjëja tjetër që duhet të merret parasysh këtu është rreziku i një presidence të dytë Trumpit. Trumpi është përçmues ndaj NATO-s; po kërcënon me vendosjen tarifa tregtare për çdo vend që eksporton në ShBA; synon të nxjerr ShBA-në nga Marrëveshja e Parisit; dhe, ka deklaruar se do të ndalojë furnizimet me armë të ShBA-së për Ukrainën, duke e detyruar në fakt Zelenskyn t’ia dorëzojë Putinit gjysmën lindore të Ukrainës.
Në këto kohë të rrezikshme, bota ka nevojë për një ndërkombëtarist, jo për një unilateralist në Shtëpinë e Bardhë.
Ka disa politikanë të talentuar demokratë të cilët mund ta sfidojnë dhe ta mundin Trumpin në debat, duke përfshirë Gavin Newsomin – guvernatorin e Kalifornisë, Josh Shapiron – guvernatorin e Pensilvanisë, si dhe nënpresidenten Kamala Harris.
Bideni tani është prapa në të gjitha sondazhet, si në shtetet e përcaktuara ashtu edhe në ato të lëkundura, dhe po përballet çdo herë e më shumë me presion për t’u tërhequr, përfshirë këtu donatorët kryesorë dhe, nëse raportet e mediave janë të drejta, edhe nga anëtarët e shquar të Partisë Demokratike – si Nancy Pelosi dhe Barack Obama. Presidenti duhet t’i dëgjojë këto sinjale – historia do të më jetë e sjellshme me të nëse këtë e bën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona
Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite