Deri para disa ditësh dënimin po e vuante në këtë Qendër Korrektuese. Por nga e shtuna e 6 korrikut, Faton Hajrizi u arratis nga Smrekonica.
I dënuari për vrasjen e ushtarit rus, që nga mosha 15-vjeçare një veprim të tillë e bëri shumë herë.
Madje edhe nga burgjet me siguri më të lartë se ky.
Se siguria në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë është e nivelit të ultë e thotë edhe Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj qendre, Avni Miftari. E, për këtë ai jep disa arsye.
“Vetë natyra e punës apo e tipit apo llojit të institucionit korrektues lë të nënkupthet, sepse siguria në këtë institucion është minimale. Falë tipit apo institucionit korrektues, siç është tip i hapur, kemi siguri të ulët, si nga ana fizike apo materiale. Por edhe nga ana e stafit korrektues, sepse kemi një staf më të ulët. Vetë tipi i institucionit korrektues është i atij lloji, ku nuk ka pengesa, nuk ka mure”, thotë ai.
Pavarësisht që ishte në katin e dytë të këtij pavioni, Hajrizi arriti që pas mesnatës të largohet nga ky institucion.
Për këtë rast drejtori thotë se janë marrë masat. Megjithatë e pranon se largime të burgosurve nga këtu ka pasur edhe më herët.
“Ka pas, ka pas largime sepse vet institucioni është i atij lloji ku secili i burgosur ka edhe përgjegjësi personale gjatë qëndrimit në këtë qendër korrektuese, sepse ju ishit dëshmitarë vetë dhe e patë se si është i organizuar apo ndërtuar kjo qendër. Me një hapësire e cila pothuajse nga këndvështrimi apo nga shikimi nuk mund të quhet burg. Ky është institucion i fundit, të cilin i burgosuri e kalon deri para lirimit”, tha Miftari, për tëvë1.
E për këto arsye, ikjen e Faton Hajrizit, nuk e quan arratisje, por vetëm largim.
“Nuk mund të themi arratisje, por largim… Zonat në të cilat secili i burgosur punon për vendpunime të ndryshme dhe një mundësi të tillë e kanë fare të lehtë dhe ndryshon nga qendrat korrektuese të tjera. Qendrat korrektuese të tjera, Dubrava, mundem me thanë brenda mureve mundet me qenë arratisje apo ikje. Mirëpo tek këtu është një largim, i cili ka ndodhë kështu që nuk kemi diçka çfarë me shtu. Ndërsa sa i përket të dënuarve të tjerë të cilët punojnë”, thotë ai.
Pavarësisht nivelit të ultë të sigurisë, në këtë burg e vuajnë dënimin persona me vepra penale të dënuar deri në 10 vite.
“Çdo person i cili qëndron këtu është me vite me plot përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme të Shërbimit Korrektues. Nuk është ajo tri vite. Nuk qëndron. Është dënimi më i gjatë. Tash i kemi deri në 10 vite, apo mbetje e dënimit deri në 10 vite. Kështu që kemi një numër me dënime të larta. Mirëpo të njëjtit janë të kyçur në punësim jashtë institucionit, janë shfrytëzues të vikendeve, qëndrueshmëria e tyre është e mirë, sjelljet e tyre janë të mira”, tha Miftari.
Nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë kanë bërë të ditur se Hajrizi ka qenë shfrytëzues edhe i vikendeve në shtëpi.
Para ardhjes në Smrekonicë i njëjti ka shfrytëzuar katër periudha të pushimit me gjithsej shtatë ditë në familje dhe dy të tjera në Smrekonicë, njërën si vikend të rregullt dhe tjetrin si vikend humanitar për shkak të prindit të sëmurë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025