LAJMI I FUNDIT:

Liderët serbë të Malit të Zi lirohen nga akuzat për “grusht shtet”

Liderët serbë të Malit të Zi lirohen nga akuzat për “grusht shtet”

Ish-udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF), Milan Knezheviq dhe Andrija Mandiq dhe të tjerë u liruan nga akuza në rastin e njohur si “grusht shteti”.

Vendimin e ri e ka marrë trupi gjykues prej tre anëtarësh i gjyqtarit Zoran Radoviq, raporton rtcg.

“Nuk kishte asnjë provë se të pandehurit ishin fajtorë për veprat për të cilat ngarkoheshin, kështu që ata lirohen nga akuzat”, ka thënë Radoviq në shpjegimin e aktgjykimit.


Vendimi liroi shtetasit rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar për organizimin dhe financimin e ndryshimit të dhunshëm të qeverisë në Mal të Zi.

Gjithashtu u liruan edhe krerët e Frontit Demokratik pro-rus – presidenti aktual i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, deputetët Milan Knezheviq dhe Mihailo Çagjenoviq, si dhe gjenerali në pension i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq dhe shtatë shtetas të tjerë serbë, të cilët u arrestuan në ditën e zgjedhjeve të vitit 2016.

Gjykatësi Radoviq tha se për të shpallur fajtor dikë duhet të ketë fakte, “dhe se ato nuk ekzistojnë”.

“Armët nuk kanë hyrë kurrë në Mal të Zi. Pajisjet që është dashur të përdoren për hyrjen me forcë në Kuvend nuk janë futur në Mal të Zi dhe pretendimi se njësitë speciale është dashur të qëllojnë në policinë malazeze nuk është vërtetuar”, tha Radoviq.

Në caktimin e dënimit nuk ishin të pranishëm as prokurorët specialë dhe as të akuzuarit, por vetëm avokatët mbrojtës.

Ndryshe, prokuroria Speciale pritet të apelojë lirimin nga akuzat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori