LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e emigrantes nga Sierra Leone në Maqedoni, shpallet i pafajshëm polici i akuzuar

Vrasja e emigrantes nga Sierra Leone në Maqedoni, shpallet i pafajshëm polici i akuzuar

Është shpallur i pafajshëm polici Igor Markov, i cili më 19 prill plagosi për vdekje emigranten Fatmata Kamara nga Sierra Leone teksa ajo bashkë me tre emigrantë të tjerë po përpiqeshin të hynin në Maqedoni. Pas provave dhe dëshmive të paraqitura, gjyqtari Nenad Saveski nga Gjykata Penale e Shkupit nuk konstatoi vepër penale në rastin e tij.

I akuzuari nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit. Mbi të rëndonte akuzua për veprën penale të “Krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, që parasheh dënim minimal 3 vite burg. Ngjarja ka ndodhur në Kazermën e Vjetër afër Gjevgjelisë, kur gjatë një bastisjeje për parandalimin e kontrabandës së emigrantëve, policia gjeti dy kontrabandistë dhe disa emigrantë.

Inspektori i akuzuar nxori armën dhe u bërtiti të pranishmëve që të ndalonin. Njëri nga kontrabandistët u kthye nga ai papritmas dhe u përpoq t’i merrte armën, pas së cilës ata filluan të përleshen. Gjatë përleshjes, arma ka qëlluar dhe ka goditur për vdekje Fatmën, e cila ndodhej në makinën e kontrabandistëve.


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori