Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” ka shpallur temën e edicionit të sivjetmë: NEW ORDER (Rendi i ri), që synon të nxisë diskutimin lidhur me tendencat për ndryshimet në rendin ndërkombëtar.
Sipas organizatorëve të festivalit, në një botë në tranzicion, ku në gjithë globin një rikonfigurim i ri gjeopolitik po ndodh, nevojitet shqyrtimi i kësaj teme përmes filmit e diskutimeve, raporton Telegrafi.
Prej vitesh tashmë është bërë praktikë që DokuFest të prezantojë një temë që përqendrohet në çështjet dhe shqetësimet me të cilat përballet shoqëria.
“Ajo që ne shohim tani është një botë në tranzicion të shpejtë. Në të gjithë planetin, të pasurit po pasurohen, ndërsa të varfrit pushtohen nga borxhet dhe fatkeqësitë. Me luftërat në Gaza dhe Ukrainë që sjellin ndarjet globale në lartësi të reja, një rikonfigurim i ri gjeopolitik – duke përfshirë një zhvendosje në një rend të ri botërorë – mund të jetë në punë. Megjithatë, më shumë forca dhe tendenca – duke përfshirë ekonominë gjithnjë e më të militarizuar të Rusisë, ngecjen e rritjes së Kinës dhe peshën në rritje e sipër të ekonomisë së Jugut Global – po bëjnë ndryshime thelbësore në rendin më të mundshëm ndërkombëtar. Mund të ndodhë gjithashtu që ne po jetojmë përmes shpërbërjes së një rendi. Një lloj i New Order në ardhje e sipër. Me gjithë këtë në mendje, ne kemi vendosur të sjellim përpara temën NEW ORDER. Për ta nxjerrë në pah përmes diskutimeve në festival, për t’u zhytur në një sërë filmash që e prekin atë, për të gjetur një lidhje nga e kaluara përmes një përzgjedhjeje filmash të vitit 1974 ose për të kuptuar nëse jemi tashmë të dënuar ose kemi ende një pikë shprese, përmes filmave për mjedisin”, thuhet në njoftim.
Aty gjithashtu theksohet se organizatorët edhe një herë janë të emocionuar dhe shpresojnë që të gjejnë “mënyra të bëjmë audiencën tonë pjesë të bisedave, në atë që duket se është, një moment vendimtar, jo vetëm i këtij brezi”.
Identiteti vizual i temës që do të shoqërojë fushatën është duke u zhvilluar me studion e dizajnit Rrethi nga Prishtina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QKMF-ja në Prizren aktivizon shërbimin e informimit për qytetarët
Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare në partneritet me ITP Prizren ofron dy pako të shërbimeve për bizneset
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon përmirësim në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij