LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 3° cloudy

Protesta e Handikos në Gjilan, deputetja Bunjaku-Rexhepi: Çdo bllokim financimi për këto shoqata paraqet shkelje kushtetuese

Protesta e Handikos në Gjilan, deputetja Bunjaku-Rexhepi: Çdo bllokim financimi për këto shoqata paraqet shkelje kushtetuese

Deputetja nga Gjilani në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka reaguar ndaj protestës si dhe paralajmërimeve të shoqatës Handikos për ndërprerje të shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Bunjaku – Rexhepi tha se protesta e mbajtur dje në Gjilan nga Handikos, ishte shumë e drejtë dhe se sipas saj, çdo bllokim financimi për këto shoqata paraqet shkelje kushtetuese.

“Protesta në Gjilan ishte shumë e drejtë dhe kërkesat të realizohen menjëherë. Çdo bllokim financimi për këto shoqata paraqet shkelje kushtetuese, shkelje për të drejtat e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.


Deputetja fajet për këtë ia hedhë kryetarit të Komunës së Gjilanit, derisa thotë se ai duke ndjekur pushimet e veta, as nuk i takoi protestuesit.

“Kryetari i Komunës duke ndjekur pushimet e veta, as nuk i takoi protestuesit”, ka thënë ajo.

Pamjet e protestës dhe të pjesëmarrësve, deputetja thotë se nuk do t’i shohin më, duke theksuar se këtë çështje do ta adreson në Kuvendin e Kosovës.

“Do ta adresoj këtë çështje edhe në Kuvendin e Kosovës. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë mbylljen e këtyre shoqatave”, ka theksuar ajo.

“Pamjet e tilla teksa protestojnë personat me aftësi të kufizuara në vapë të lartë, nuk duhet t’i shohim më”, ka shkruar tutje ajo.

Sipas saj, qeveria lokale ka dështuar në çdo aspekt dhe tash edhe në kategorinë më të ndjeshme.

“Qeverisja lokale ka dështuar në çdo projekt madhor dhe tash edhe kategorinë më të ndjeshme po e diskriminon”, ka thënë ajo, duke theksuar se kjo kategori duhet të ketë buxhet të qëndrueshëm për disa vjet.

“Handikos dhe Shoqata e të Verbërve dhe çdo shoqatë që mbron kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, duhen të kenë buxhet të qëndrueshëm për disa vjet. Këto shoqata bëjnë punë të mrekullueshme për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre”, ka theksuar ajo.

Ajo tutje bënë thirrje për mosmbylljen e shoqatave që mbrojnë personat me aftësi të kufizuara.

“Jo mbylljes së shoqatave që mbrojnë dhe ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara! Po financimit të rregullt, të qëndrueshëm dhe rritjes së buxhetit për këto shoqata”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, shoqata Handikos në Gjilan ka mbajtur protest për  t’i kujtuar kryetarit të komunës se edhe kjo kategori është pjesë e shoqërisë.

Protesta e "Handikos" në Gjilan, kërkojnë nga kryetari Hyseni përkrahje për personat me aftësi të kufizuara
Lexo po ashtu Protesta e "Handikos" në Gjilan, kërkojnë nga kryetari Hyseni përkrahje për personat me aftësi të kufizuara

Kjo protest ka rrjedhur si pasojë e shumë kërkesave ndaj kryetarit për ndihmë, për shkak se mungesa e mjeteve financiare, sipas shoqatës Handikos ka bërë që shërbimet e tyre të ndërpriten.

Kryetari i Shoqatës Handikos, Fatmir Shurdhani, gjatë protestës ka kërkuar nga kryetari dhe t’i zbatoj vendimey e Kuvendit Komunal, sepse sipas tij këto shërbime specifike që kanë, kanë të bëjnë me rehabilitimin dhe integrimin e shoqërisë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Kalo në kategori