LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 9° partlycloudy_night

PDK: Kemi filluar rikthimin në Gjilan, zgjedhjet komunale janë synimi ynë

PDK: Kemi filluar rikthimin në Gjilan, zgjedhjet komunale janë synimi ynë

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, është shprehur i kënaqur me rritjen e mbështetjes që ka marrë partia në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e cilësuar këtë rezultat si një rikthim të PDK-së në skenën politike lokale.

Sipas Rashitit, mbi 8 mijë qytetarë të Gjilanit kanë votuar për PDK-në, një rritje prej 2,500 votash krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Ai vlerësoi procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik, ndërsa theksoi se mbi 10 mijë gjilanas ia kanë tërhequr besimin pushtetit aktual të VV-së, për shkak të, siç tha ai, dështimeve në projektet kapitale dhe keqpërdorimeve gjatë mandatit qeverisës.


“Pas 15 vitesh, për herë të parë në Gjilan kemi shënuar rritje si subjekt politik, falë unitetit në degë, reformës së brendshme dhe angazhimit të anëtarëve tanë. Energjia dhe motivimi i strukturës sonë na bëjnë edhe më të vendosur për fitoren e ardhshme në zgjedhjet komunale”, ka deklaruar Rashiti.

Ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët, aktivistët dhe kandidatët për deputetë për fushatën pozitive, duke theksuar se puna për zgjedhjet komunale fillon menjëherë. “Bashkë jemi më të fortë dhe mund ta rikthejmë PDK-në në udhëheqjen e Gjilanit”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Politikë
Washinton Post detajon propozimin e SHBA për Ukrainën, duke përfshirë njohjen e Krimesë si ruse

Washinton Post detajon propozimin e SHBA për Ukrainën, duke përfshirë njohjen e Krimesë si ruse

Evropa
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori