KRU “Hidromorava” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në lagjen “Dardania” në Gjilan.

Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt në gypin e ujësjellësit.


Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.

Sipas orarit të njoftuar nga KRU “Hidromorava”, ndërprerja pritet të zgjasë nga ora 11:00 deri në 12:00. /Telegrafi/