LAJMI I FUNDIT:

Kryeshefi i IPK-së, Hodaj: ​Procesi i gradimit për rreshter në Polici të kthehet në pikën zero, ka cenim të kredibilitetit

Kryeshefi i IPK-së, Hodaj: ​Procesi i gradimit për rreshter në Polici të kthehet në pikën zero, ka cenim të kredibilitetit

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj tha se presin që procesi i gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës të kthehet në pikën zero.

Të gjeturat nga inspektimi, ai shtoi se tregojnë për cenim të kredibilitetit të këtij procesi.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hodaj theksoi se në këtë konkurs nuk është plotësuar kriteri etnik.


“Si rezultat i këtij inspektimi kemi siguruar materiale që lidhen me procesin. Kemi ardhur në fazën që kemi hartuar një dokument me listën e te gjeturave. Siç e kemi cekur në dokument, kemi vënë në pah që në procesin e gradimit janë bërë disa lëshime. Kemi gjetur që nuk ka harmonizim të kohëzgjatjes dhe niveleve të gradimit për të fituar të drejtën për të aplikuar”, tha Hodaj sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Dobësi në procesin e gradimit të policisë, IPK-ja jep tetë rekomandime
Lexo po ashtu Dobësi në procesin e gradimit të policisë, IPK-ja jep tetë rekomandime

Hodaj theksoi se kanë dërguar tetë rekomandime në Policinë e Kosovës për rishikimin e Udhëzimit Administrativ për këtë gradim.

Ai tha se pret nga drejtori i Policisë së Kosovës që të sigurojë një proces me kredibilitet.

“Të gjeturat tona vejnë në pah që është cenuar kredibiliteti i procesit. Dhe ne presim qe procesi të kthehet në pikën zero”, shtoi ai.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj deklaroi se ky raport e obligon Policinë e Kosovës që ta anulojë procesin./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Kronika e Zezë
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Lajme
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

Lajme
Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Lajme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Kalo në kategori