LAJMI I FUNDIT:

Varka e zbrazët po bënte “rrathë” nëpër liqen, adoleshenti amerikan hidhet nga jet-ski për ta ndalur

Varka e zbrazët po bënte “rrathë” nëpër liqen, adoleshenti amerikan hidhet nga jet-ski për ta ndalur

Një adoleshent ka arritur të ndalë një varkë të zbrazët që ishte në lëvizje, dhe vazhdimisht po bënte “rrathë” në liqenin Winnipesaukee në New Hampshire, SHBA.

Videoja e filmuar shfaq momentin kur 17-vjeçari Brady Procon kërcen nga “jet-ski” dhe përfundon në varkën të cilës ia fikë motorin, transmeton Telegrafi.

Rich Bono, autor i videos ka deklaruar se më vonë e kishte kuptuar se shoferi i varkës, një instruktor zhytjeje – ishte hedhur në ujë për të marrë një top tenisi.


Brady që i është bashkuar marinës amerikane vjeshtën e kaluar, ka thënë se kjo përvojë ishte e frikshme por edhe argëtuese për të.

“Do ta bëja sërish”, tha ai për mediat lokale, kurse veprimi i tij është cilësuar si veprim heroik për faktin se varka ka mundur të përplaset në ndonjë mjet tjetër lundrues – duke shkaktuar ndoshta edhe viktima. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Interesante
Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet

Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet

Fun
Një burrë lejoi që një inteligjenca artificiale t'i dërgonte aplikime për punë ndërsa ai flinte - rezultatet e befasuan

Një burrë lejoi që një inteligjenca artificiale t'i dërgonte aplikime për punë ndërsa ai flinte - rezultatet e befasuan

Interesante
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

Interesante
Adoleshentët në Suedi, mësohen si të shpëtojnë nga uji nëse thyhet akulli (Video)

Adoleshentët në Suedi, mësohen si të shpëtojnë nga uji nëse thyhet akulli (Video)

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

Fun
Kalo në kategori