LAJMI I FUNDIT:

Lewis Hamilton fiton garën më interesante deri tani në Formula 1 – triumfi i fundit i britanikut ishte para 945 ditësh

Lewis Hamilton fiton garën më interesante deri tani në Formula 1 – triumfi i fundit i britanikut ishte para 945 ditësh

Gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Britanisë në pistën Silverstone na dha një spektakël të vërtetë sot dhe në garën më të mirë të sezonit fitoi piloti britanik Lewis Hamilton.

Hamilton arriti kështu fitoren e tij të parë në kampionatin e Formula 1 që nga 5 dhjetori 2021, kur festoi në Arabinë Saudite dhe ky ishte sezoni i famshëm në të cilin Max Verstappen i dha fund dominimit të tij shumëvjeçar.

Në fillimin e garës së sotme, Geoerge Russell mbajti pozitën e parë, Hamilton mbeti i dyti, dhe Verstappen arriti të kalojë përpara Lando Norris në pozitën e tretë dhe ky ishte ndryshimi më domethënës në xhiron e parë.


Megjithatë, Verstappen nuk mundi të gjente ritmin e duhur dhe Norris e kaloi atë në xhiron e 15-të dhe menjëherë pas kësaj të dy drejtuesit e Mercedes gabuan në kthesën e parë dhe më pas Norris mori vendin e parë.

Në atë moment filloi të bjerë shi dhe McLaren u soll shumë më mirë në kushte të tilla, ndërsa Oscar Piastri doli në krye të renditjes.

Mirëpo, Piastri ishte i fundit që ndërroi gomat kur filloi të binte shi dhe me atë rast humbi shumë pozita dhe zbriti në vendin e 6-të.

Norris mbajti vendin e parë edhe në kushte shiu, Hamilton ishte i dyti dhe Verstappen i treti në xhirot në vijim, por në xhiron e 34-të Russell duhej të dorëzohej për shkak të problemeve me makinën.

Shiu u ndal disa xhiro më vonë dhe pothuajse të gjithë shoferët kaluan në goma të thata në xhiron e 39-të. Norris ishte i vetmi nga kreu i renditjes që nuk e bëri këtë, një xhiro më vonë ai shkon të ndryshojë gomat dhe bën një gabim që bën që Hamilton të zërë vendin e parë.

Hamilton mbajti vendin e parë deri në fund dhe festoi fitoren pas 945 ditësh. Verstappen përfundoi i dyti me vetëm një sekondë e gjysmë prapa, pasi holandezi e kaloi Norrisin katër xhiro para fundit.

Britaniku me makinën McLaren, Russel përfundoi i treti, dhe në dhjetëshen e parë ishin Piastri, Sainz, Hulkenberg, Stroll, Alonso, Albon dhe Tsunoda.

Verstappen mbetet lider në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 255 pikë, Norris është i dyti me 171 pikë, Leclerc është i treti me 150 dhe Hamilton mbetet i teti pasi ka vetëm 110 pikë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
Kalo në kategori