LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 11° fog

“E imponuar nga kryetari Hyseni”, Handikos paralajmëron protestë para Komunës së Gjilanit

“E imponuar nga kryetari Hyseni”, Handikos paralajmëron protestë para Komunës së Gjilanit

Shoqata Handikos në Gjilan ka njoftuar se nesër (8 korrik) do të mbajnë protestë para zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Përmes një komunikate të lëshuar për media bëhet e ditur se protesta do të mbahet me qëllim kujtimi ndaj kryetarit se edhe personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e shoqërisë.

“Protestë kjo e imponuar nga kryetari i komunës, qëllimi i organizimit të protestës është që t’i kujtojmë kryetarit se edhe kjo kategori janë pjesë e shoqërisë dhe duan të realizojnë të drejtat e tyre për një jetë sa më të pavarur”, thuhet në komunikate.


Tutje, shoqata u bënë thirrje që t’i bashkohen kësaj proteste të gjithë personave me aftësi të kufizuara, nesër me datë 8 korrik, në ora 11:00.

“Kërkojmë nga personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit që të solidarizohen me ne dhe të bashkëkangjitën protestës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, ditë më parë, shoqata ka paralajmëruar mbylljen për shkak të mungesës së mjeteve financiare, duke ndërprerë kështu shërbimet ndaj personave me aftësi të kufizuara.

“Sic jeni njoftuar edhe më herët nga komunikata për media, Handikos në Gjilan është mbyllur për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe ato mjete të ndara nga kuvendi komunal, janë bllokuar pastaj nga kryetari i komunës, Alban Hyseni”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo

Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo

Magazina
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Kalo në kategori