Një hetim i madh synon markat e tjera luksoze
Një hetim i fundit i furnitorëve të Dior-it zbuloi se marka luksoze e modës, e cila është në pronësi të LVMH-së, paguan një çmim çuditërisht të ulët për të prodhuar çantat e dorës që më vonë i shesin për 2.780 dollarë.
Përveç çantave, marka e modës njihet edhe për produkte të tjera si bizhuteri dhe veshje, të cilat shpesh vijnë me çmime të larta.
LVMH-ja ishte nën hetim nga autoritetet në Itali, të cilat po kontrollonin kushtet e punës në fabrikat e tyre, transmeton Telegrafi.
Njëra prej tyre ishte një fabrikë që prodhonte çantat Dior dhe, sipas dokumenteve të publikuara nga autoritetet, marka luksoze e modës i paguan një furnizuesi vetëm 57 dollarë për të prodhuar çantat. Më vonë ata ua shesin klientëve me një çmim prej gati tre mijë dollarësh.
Në fabrikat e markës Giorgio Armani ka pasur një situatë të ngjashme, pasi kompania ka paguar 99 dollarë për prodhimin e çantave që më vonë kushtonin 1.900 dollarë në dyqanet e tyre.
Sipas një raporti të ri të Wall Street Journal, çmimet e prodhimit nuk përfshijnë kostot materiale, ndërsa kompanitë “mbulojnë në mënyrë specifike kostot e dizajnit të produktit, shpërndarjes dhe marketingut”.
Autoritetet nisën një hetim pas akuzave se të dyja kompanitë shfrytëzonin punëtorë të huaj për të prodhuar mallra luksi me çmime të ulëta.
LVHM gjithashtu përfundoi në gjykatë muajin e kaluar, raporton Reuters, lidhur me marrëdhëniet e saj me kompanitë në pronësi kineze, punëtorët e të cilave flinin në fabrika në mënyrë që të mund të kishin “një fuqi punëtore në dispozicion 24 orë në ditë”.
Pajisjet e sigurisë u hoqën gjithashtu nga makinat në mënyrë që punëtorët të mund t’i përdornin ato me një ritëm më të shpejtë, duke i lejuar Dior të ulë kostot dhe të vendosë një çmim më të ulët, raporton Reuters.
Autoritetet italiane pretendojnë se prej disa vitesh Dior nuk ka marrë masa për të kontrolluar kushtet e punës në fabrikat e kompanive me të cilat ka bashkëpunuar dhe kontrolle periodike të furnitorëve të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
40 këshilla për bukurinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë