LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shkaku i vrasjes në Fier, gruaja ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me viktimën

Zbulohet shkaku i vrasjes në Fier, gruaja ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me viktimën

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.

Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.

Shkak për vrasjen e të riut sipas Top Channel, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.


Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Sociale
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Lajme
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Lajme
Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Lajme
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Siguri
Kalo në kategori