Deklarime të kundërta janë dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe sekretari i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, në lidhje me vërejtjen me shkrim që i është shqiptuar këtij të fundit nga Ministria.
MPJD ka hedhur poshtë arsyet e Haxhollit për vërejtjen me shkrim ndaj tij, duke deklaruar se masa disiplinore i është shqiptuar duke mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe ka rezultuar pas përsëritjes të së njëjtës shkelje tre herë radhazi brenda tre muajve.
“Përkundër paralajmërimeve, takimeve dhe vetë zotimit nga ana e tij, Haxholli ka vazhduar të shprehë deklarata dhe qëndrime publike, të cilat as nuk kanë qenë të koordinuara me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe as nuk kishin aprovim paraprak”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Kallxo.com.
Si pasojë, Ministria ka bërë të ditur se veprimet e lartpërmendura bien ndesh me detyrat dhe përgjegjësitë e punës në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi ashtu si edhe me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.
Përndryshe, Haxholli më 04.07.2024 deklaroi në Facebook se kjo ishte vërejtja e parë në përvojën e tij profesionale dhe institucionale.
Sipas tij, këtë vërejtje e ka marrë për reagimet dhe deklarimet e vazhdueshme “në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror”.
Në anën tjetër, Ministria shkruan se për deklarimet e tij për të cilat ka marrë vërejtje, më 02.06.2024, Haxholli është thirrur në një takim raportues/sqarues me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Muçaj.
Sipas Ministrisë, Haxhollit i është tërhequr vërejtja se “deklarime të tilla përderisa është diplomat i Republikës së Kosovës nuk mund të bëjë në raport me shtetin e Serbisë pa u koordinuar dhe pa marr aprovim paraprak nga ana e MPJD-së”.
Referuar përgjigjeve të Ministrisë, në të njëjtin takim Haxholli është zotuar se kjo qasje e komunikimit me publikun do të ndërpritet nga ana e tij.
Ministria thotë se Haxholli më 03.06.2024 ka shkruar email, ku ndër të tjera thotë: “… i gjithë interesimi i mediave në drejtim timin për zhvillimet në Serbi, do t’i përcillet me automatizëm MPJD-së, për menaxhim dhe aprovim”.
Megjithatë, sipas Ministrisë, të njëjtat gjëra Haxholli i ka përsëritur, pavarësisht paralajmërimeve.
Për më tepër, MPJD thotë se Haxhollit i është dërguar arsyetimi i plotë i masës disiplinore dhe ai ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nëse konsideron shkeljen e drejtave të tij.
Haxholli një ditë më parë (04.07.2024) tha se në mungesë të një arsyetimi eventual përmbajtjesor, vërejtjen ndaj tij e dokumente/dëshmi shoqëruese, postimet e tij, do t’i mbajë si referencë dhe rekomandim, e kësisoj nuk do t’i ankimojë juridikisht.
Përveç saj, Haxholli ka shtuar se përderisa në Serbi bëhet garë se kush prononcohet më shumë dhe më ashpër kundër Republikës së Kosovës, pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë, me mirëkuptim do t’i kërkoja hierarkisë së MPJD-së, porositësit dhe shqiptuesit, se ku, kur dhe në cilin aspekt deklarimet e tij kanë rënë ndesh me mandatin e Zyrës dhe me prioritetet e MPJD-së.
Haxholli kishte falënderuar në mënyrë ironike MPJD-në duke thënë që së paku përmes vërejtjes njohën punën e tij, pasi që sipas tij në një kulturë ndëshkuese dhe përjashtuese do të befasohej vetëm nga një mirënjohje a vlerësim. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje