LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 9° rain

Drejtoria e Arsimit në Gjilan shpall 75 vende të lira pune në shkolla dhe në administratë

Drejtoria e Arsimit në Gjilan shpall 75 vende të lira pune në shkolla dhe në administratë

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka njoftuar se ka shpallur disa vende të lira pune në shkolla dhe në administratë.

Përmes dokumenteve të lëshuara nga Komuna e Gjilanit, bëhet e ditur se kërkohet për 72 pozita në arsim, transmeton Telegrafi.

Vendet e lira të punës janë në disa prej shkollave të Gjilanit për nivele të ndryshme mësimdhënie, por edhe në fshatrat përreth qytetit, si Zhegër, Dobërqan, Bresalc, Shurdhan, Pogragjë, Livoq i Ulët, Malishevë, Kishnapole, Mihir, Velekincë, Cërnicë dhe Përlepnicë.


Kushtet e veçanta që kërkohen për këto vende të lira pune janë se kandidati potencial duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, t’i ketë përfunduar studimet universitare në pajtim me normativet e Ministrisë së Arsimit, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuar me rregullore.

Ndërsa, në momentin e aplikimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me formularin e aplikimit të plotësuar, formular ky që merret në Qendrën për Shërbime me Qytetarë ose shkarkohet nga faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit dhe pastaj e plotësuar të dorëzohet në Qendrën për Shërbime me Qytetarë. Duhet të jetë i pajisur gjithashtu me diplomën për përgatitje arsimore e noterizuar dhe të jetë jo më e vjetër se gjashtë muaj.

Kandidatët të cilët kanë të përfunduar master, duhet t’i bashkëngjitin edhe diplomën e studimeve themelore;

Dëshminë e përvojës së punës në mësimdhënie, nëse aplikuesi ka përvojë pune paraprake;

Dëshminë se nuk është i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më e vjetër se gjashtë muaj;

Kandidatët  duhet të dorëzojnë edhe portfolio profesionale me përmbledhjen e punës së tyre;

Dhe, dokumenti personal që përfshin kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës.

Në njoftim, bëhet e ditur se procedura e vlerësimit të konkursit publik përmban gjithsej 100 pikë, ku kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit publik.

“Kandidatët potencial vlerësohen me nga 10 pikë përmes portfolios, 70 pikë në testin me shkrim dhe intervista me gojë deri në 20 pikë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në sektorin e administratës kërkohen tre pozita të lira si sekretare e shkollës si dhe dy pozita për zyrtare për buxhet dhe financa.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punë si sekretare janë; kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të jetë i diplomuar në fakultetin juridik, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik, të ketë dy vite përvojë pune profesionale pas diplomimit, njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme dhe shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës.

Gjithashtu edhe kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës si zyrtare për buxhet dhe financa janë pothuajse të njëjta, vetëm se duhet t’a ketë të përfunduar fakultetin ekonomik, të ketë njohuri në fushën e buxhetit dhe financave dhe të ketë shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve Excel, Word, Power Point dhe Access.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim 30 ditë nga data 04.07.2024 deri më 02.08.2024, ora 16:00.

Ndërsa, aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Kalo në kategori