Për ata që prej vitesh kanë përshkuar Qafën e Llogarasë edhe për arsye pune, kjo ndoshta është një mrekulli. Turizmi është përfituesi më i madh i këtij kalimi, që i jep një dimension tjetër rivierës shqiptare.
Nëse me një ecje normale nga Dukati në Dhërmi do të duhen rreth 40 minuta udhëtim apo ndoshta edhe më shumë, nëpërmjet tunelit, koha maksimale për të shkelur në bregdetin kristalor të Dhërmiut është 10 apo 12 minuta.
Drejtuesi i ARRSH, Gentian Gjyli, ndalet për të na shpjeguar disa nga detajet më interesante të këtij investimi prej 180 milionë euro.
“Sot që flasim është vepra më e rëndësishme e infrastrukturës shqiptare. Sot jemi dy muaj para afatit. Kontraktori bëri çmos, që ta bënte të kalueshëm brenda këtij sezoni veror. Tunelet kanë një specifikë të veçantë që në gjeologji. Kemi pasur material gëlqeror të pastër me disa kavitete të vogla, që kanë kaluar me sukses. Ndërsa tuneli i Kalimashit ka pasur një gjeologji tjetër me shumë vështirësi dhe realizimi ka qenë më i gjatë. Tani kemi vetëm detajet e fundit, pastrimet, tabelat, vijëzimet dhe më datë 5 korrik do të jetë i kalueshëm me siguri të plotë për qarkulluesit e rrugës. Në kushte normale ky tunel shkurton rreth 30 min, në kushte trafiku deri në 45 minuta apo 1 orë,” tha z. Gjyli.
Tuneli i dytë nuk do të ketë të njëjtët parametra me kryesorin, por ai do të shërbejë vetëm si një tunel për emergjencat, pasi aksi kryesor dhe i vetëm i qarkullimit në ditë normale do të jetë vetëm një, tuneli kryesor.
Gjithsesi, punimet edhe në këtë pjesë vijojnë, ndërsa çimentimi ka përfunduar.
Rikthehemi në aksin kryesor për të vijuar rrugën e kthimit, një ndjesi fantastike nëse mendon që jemi duke përshkuar në zemrën e një mali, që për shqiptarët ka personifikuar barrierën ndarëse me mrekullinë e bregdetit të Jonit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova