LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 27° clearsky_day

Libri me poezi “Amë” tregon jetën dhe veprën e autores Nora Prekazi në tre kapituj

Libri me poezi “Amë” tregon jetën dhe veprën e autores Nora Prekazi në tre kapituj
Autorja e librit me poezi "Amë", Nora Prekazi, duke recituar poezi nga libri i saj

Më 7 shkurt të këtij viti u promovua libri me poezi “Amë” i autores nga Mitrovica, Nora Prekazi, në natën e dytë të festivalit poetik të Prishtinës. Ndërsa më 20 qershor promovimi i këtij libri u bë edhe në Mitrovicë mes miqsh dhe dashamirës të poezisë.

Promovimi i librit me poezi “Amë” në festivalin poetik të Prishtinës, më 07.02.2024

Libri me poezi “Amë” është shkruar përgjatë viteve, si një ditar personal i jetës dhe veprës së autores.

Promovimi i librit me poezi “Amë” në Mitrovicë, më 20.06.2024

Libri ndahet në tre kapituj: e hirtë, e kaltër dhe e bardhë. Kapituj këta që përmbledhin tri etapa të jetës së autores: fazën e hershme të rinisë, fillet e para të pjekurisë dhe periudhën e saj si një grua dhe nënë e re.


Autorja e librit, Nora Prekazi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se kishte filluar të shkruaj poezi qysh në periudhën e adoleshencës në Mitrovicë, siç e cilëson ajo “në qytetin e dërrmuar nga lufta”.

Sipas saj, përmes vargjeve ka kërkuar që të rrëfehet dhe të ngushëllohet.

Në kapitullin e parë, ajo thur vargje në kërkim të vetes, pranimit dhe dorëzimit, duke specifikuar të hirtën që e rrethon në mjedisin e saj. Në kapitullin e dytë fillon procesi i pjekurisë, njohjes së vetes dhe rrethit të saj.

Ndërsa kapitulli i fundit dokumenton amësinë, rolin gjinor të autores dhe se çfarë do të thotë të jesh nënë dhe grua.

“Ky kapitull i dokumenton preokupimet shoqërore, individuale të një gruaje në një kohë dhe në një hapësirë, si dhe reagimin e saj përballë tyre”, ka thënë Prekazi, për Telegrafin.

Libri me poezi “Amë” është botuar nga shtëpia botuese “Littera”. Libri ishte pjesë e botimeve të  kësaj shtëpie botuese në kuadër të Panairit të 24-të të Prishtinës dhe mund të gjendet në libraritë “Dukagjini” dhe “Artini” në Prishtinë.

Redaktore e librit është Donika Dabishevci, kurse recensente Vlora Konushevci. Ndërsa në panele të promovimeve të librit pjesë ishin Arbër Selmani dhe poeti e kritiku letrar, Bujar Meholli.

Autorja e librit “Amë”, Nora Prekazi, ka shkruar shumë poezi që nga mosha e saj e hershme e të cilat janë botuar në disa antologji dhe revista letrare si: MM, botimet e Polip Festival, Exlibris, ObserverKult, Magma e të tjerë. Këto poezi janë përkthyer në gjuhën angleze, serbe dhe greke.

Tashmë, Nora Prekazi është drejtore në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës, ku përveç punës së saj profesionale ajo njihet edhe si aktiviste sociale e artiste. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori