Epoka e re e pagesave digjitale ka filluar dhe klientët e Bankës ProCredit kanë biletë në ulëset e para! Pagesat pa kontakt në dyqane, përmes internetit dhe brenda aplikacioneve që Google Pay ofron tani, u janë shtuar gamës së gjerë të mundësive financiare që Banka ProCredit u ofron klientëve të vet, duke shënuar revolucion në tregun kosovar.
Banka ProCredit edhe njëherë ka demonstruar rolin thelbësor në digjitalizimin e shërbimeve financiare në vend, duke integruar platformën e avancuar të pagesave Google Pay në tregun kosovar.
Për herë të parë, si mbajtës të kartelave MasterCard, klientët e Bankës ProCredit mund të kryejnë pagesa të thjeshta dhe të sigurta pa kontakt përmes Google Pay, si dhe të krijojnë portfolion e tyre Google Wallet, që i shoqëron kudo përmes pajisjeve të tyre Android.
Duke qenë ndër të parët që kanë qasje funksionale në këtë teknologji të re të pagesave, Banka ProCredit u ofron të gjithë adhuruesve të inovacionit bankar një mënyrë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të sigurt për të kryer transaksionet e tyre të përditshme. Edhe nëse nuk jeni klient i bankës, mjafton të aplikoni online dhe ky shërbim do jetë në dispozicionin tuaj!
Avantazhet e Google Pay
Lansimi i Google Pay sjell një sërë përfitimesh për klientët dhe bizneset në Kosovë:
– Lehtësi në pagesa përmes POS: Google Pay redukton plotësisht nevojën për kartela fizike apo para të gatshme, duke mundësuar kryerjen e pagesave në çast! Mjafton të mbani telefonin e mençur apo orën e mençur Android afër terminalit POS, kudo ku mbështetet teknologjia e komunikimit në fushë të afërt (NFC).
– Siguri e lartë: Në përputhje të plotë me politikat e Bankës ProCredit rreth sigurisë së informacionit, Google Pay zhvillon dhe implementon masa dhe protokolle të avancuara të sigurisë që mbrojnë informacionin financiar të përdoruesve të vet dhe garantojnë transaksione të sigurta.
– Shpejtësi në pagesat online: Përmes opsionit ‘Paguaj me Google’ ose zgjedhjes së Google Pay si metodë të pagesës, procesi përfundon brenda një minute!
Aktivizimi i Google Pay
Ashtu si gjithçka tjetër me Google Pay, edhe aktivizimi i aplikacionit dhe konfigurimi i pajisjes Android për pagesa të lehta pa kontakt, është proces jashtëzakonisht i thjeshtë.
Mjafton të hapni apo shkarkoni aplikacionin Google Wallet, pastaj shtypni butonin ‘Add to Wallet’ dhe verifikoni kartelën përmes numrit të regjistruar në profilin tuaj në ProCredit.
Tani, Google Pay është në dispozicionin tuaj!
E ardhmja e pagesave digjitale në ProCredit
Në rrugëtimin drejt modernizimit të shërbimeve bankare në Kosovë, ky bashkëpunim me gjigantë të teknologjisë si Google, e sjell Bankën ProCredit një hap më pranë përmbushjes së misionit të vet afatgjatë në digjitalizimin e plotë të shërbimeve dhe përvojës së lehtësuar bankare për klientët e vet.
Edhe më lehtë për ty me Google Pay!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës