LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 9° clearsky_day

Festivali i folklorit “Oda e Llapushës” do të mbahet më 1 dhe 2 gusht

Festivali i folklorit “Oda e Llapushës” do të mbahet më 1 dhe 2 gusht

Përgatitjet për mbajtjen e festivalit tradicional të folklorit “Oda e Llapushës”, edicioni i nëntë, kanë filluar dhe sot është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se festivali do të mbahet më 1 dhe 2 gusht të këtij viti dhe përkon me “Ditët e Mërgatës” që organizohen në vendin tonë.

Takimi u drejtua nga zyrtari komunal për kulturë, Mehdi Krasniqi, takim i cili mblodhi së bashku anëtarët e këshillit për të diskutuar një sërë çështjesh kyçe për organizimin e këtij festivali të rëndësishëm kulturor. Diskutimet përfshinë aspektet teknike dhe performancën e grupeve, shoqërive dhe rapsodëve, me synimin për të rritur cilësinë e prezantimeve dhe për të pasqyruar trashëgiminë e pasur kulturore të trevave shqiptare.


Anëtarët e Këshillit Organizativ vlerësuan rëndësinë e festivalit dhe u zotuan për të siguruar një organizim sa më të mirë. “Oda e Llapushës” pritet të sjellë në skenë emrat më të njohur të folklorit shqiptar, duke ofruar një spektakël unik për të gjithë pjesëmarrësit.

Edicioni i nëntë i festivalit “Oda e Llapushës” do të mbahet në qytetin e Malishevës, duke mbajtur gjallë traditën dhe duke u bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit kulturor të vendit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori