LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 15° fair_day

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për keqpërdorim të pozitës

Gjatë ditës së sotme përmes një komunikate të lëshuar për media, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë të ditur që ka ngrituar aktakuzë kundër pesë personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në këtë komunikatë bëhet e ditur se të pandehurit me inicialet H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H, në cilësinë e personave zyrtar pranë Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A – Dega në Rahovec, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër dobi pasurore të kundërligjshme.

Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e plotë të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë :


Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve me inicialet H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës ndër tjera ceket se të pandehurit me inicialet H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H., me datë të pacaktuar e deri në fillim të muajit qershor të vitit 2024, në cilësinë e personave zyrtar pranë Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A – Dega në Rahovec, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, të cilët të koordinuar në mes vete, në dëm të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A, kryejnë shërbime në komunë të Rahovecit, tek qytetarët e saj gjatë orarit të punës dhe jashtë tij pa dijeninë e kompanisë, në atë mënyrë kanë shfrytëzuar: kamionin, eskavatorin, derivatin dhe materialin e nevojshëm për kyqjen e ujësjellësit tek qytetarët me të cilët kishin biseduar tani të pandehurit gjegjësisht, H.Ç., i koordinuar me të pandehurin S.M., të pandehurin Z.V., dhe të pandehurit A.H., dhe M.U., kanë marrë për shërbimet e kryera tek qytetarët si, L.O., shumën prej 1.500 euro, G.D., shumën prej 350 euro, H.D., shumën prej 750 euro, A.A., shumën prej 1.000 euro dhe P.M., shumën prej 2.000 euro, të holla këto të cilat janë ndarë në mes të pandehurit H.Ç., dhe S.M., ndërsa në pagesa më të vogla u janë dhënë tre të pandehurve të tjerë, me çka në këtë mënyrë me veprimet e tyre të kundërligjshme të njëjtit i shkaktojnë dëm material të dëmtuarës K.R.U “Gjakova” SH.A.

Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i’u vihet në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.

Në trend

Më shumë
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Drejtësi
NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

Evropa
Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Amerika
Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

Ndërkombëtare
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

Bundesliga
Kalo në kategori