Komuna e Malishevës hap aplikim për hapjen e puseve me gypa


Komuna e Malishevës së bashku me organizatën Qatar Charity kanë filluar realizimin e projektit për hapjen e puseve me gypa të ngushtë në territore gurore.
Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë banorët e komunës se Malishevës, kjo iu është dedikuar familjeve në nevojë me gjendje të rënduar ekonomike.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e qasjes së ujit të pijshëm dhe ngritjen e mirëqenies në familjet e komunës së Malishevës.
Përparësi do t'u jepet familjeve me asistencë sociale, kushte të rënda ekonomike, numër te madh anëtarësh, fëmijë jetim dhe anëtarë me sëmundje kronike ose invaliditet.
Aplikimet pranohen në Zyrën e Pritjes në Komunën e Malishevës nga 10 deri më 17 korrik 2026, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në 15:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

































