Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e rrugëve në mbarë vendin, përfshirë edhe ndërhyrjet në nyjën rrugore të Kijevës (M9).

Sipas Bashës, në këtë segment rrugor po realizohet sanimi i skarpatës dhe pastrimi i rrugës, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.


Ai ka theksuar se punimet do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera, në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor në nivel vendi. /Telegrafi/