Përfundon asfaltimi i segmentit nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi i Stadiumit në Malishevë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi që çon në Stadiumin e Qytetit.
Kastrati ka thënë se ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në trafik dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.
“Me kënaqësi ju njoftoj se sot kanë përfunduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi që shpie në Stadiumin e Qytetit”, ka shkruar Kastrati.
Sipas njoftimit të tij, segmenti rrugor do të hapet për qarkullim nga ora 20:00, ndërsa fillimisht do të lejohet kalimi i mjeteve me peshë deri në 3.5 tonë.
Kastrati ka bërë të ditur se nga e marta, 4 gusht 2026, në ora 07:00, qarkullimi do të lejohet edhe për mjetet mbi 3.5 tonë.
“Ky investim përmirëson infrastrukturën rrugore, rrit sigurinë në trafik dhe lehtëson qarkullimin e automjeteve”, ka deklaruar ai.
Në fund, kryetari i Malishevës ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet.
“Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin tuaj. Vazhdojmë me punë në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/








































