LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Informimit dhe Privatësisë kërkon mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve gjatë shpërndarjes së faturave

Agjencia e Informimit dhe Privatësisë kërkon mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve gjatë shpërndarjes së faturave

Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka bërë thirrje Ndërmarrjeve Publike dhe Private që të mbrojnë të dhënat personale të qytetareve gjatë ofrimit të shërbimeve, përkatësisht gjatë shpërndarjes së faturave tek konsumatorët (qytetarët).

“Në zbatim të përgjegjësive të saj Ligjore, Agjencia për Informim dhe Privatësi në fund të muajit shkurt 2024, ka kërkuar nga të gjitha Ndërmarrjet Publike dhe Private ndërmarrjen e masave të sigurisë gjatë shpërndarjes së faturave tek konsumatorët (qytetarët).

Afati për Ndërmarrjet Publike dhe Private që shpërndajnë fatura tek qytetarët për të vendosur faturat në zarfe për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale ka qenë 30 qershori 2024. Kërkesa është adresuar për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, duke parandaluar ekspozimin e paautorizuar të tyre”, thuhet në njoftim.


AIP shton se në kuadër të sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia për Informim dhe Privatësi, kërkon nga Ndërmarrjet Publike dhe Private që ofrimin e shërbimeve për qytetarët (shpërndarjen e faturave) ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga ekspozimi dhe qasja e paautorizuar.

“Rrjedhimisht, Ndërmarrjet Publike dhe Private janë të obliguara të ndërmarrin masat e duhura të sigurisë me rastin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët (shpërndarjes së faturave) dhe të vendosin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rreziqeve të mundshme të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve.

Në këtë kontekst, AIP kërkon nga këta kontrollues zbatimin e rregullave dhe standardeve për mbrojtjen e te dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës siç përcaktohet me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet tutje në njoftim.

Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka shtuar se qëllimi i saj është përmbushja e mandatit ligjor në mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve për të parandaluar ekspozimin e paautorizuar të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Shëndetësi
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Lajme
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Politikë
Kalo në kategori