Monitoruesit nga radhët e OJQ “EC Ma Ndryshe” kanë vlerësuar se Komuna e Prizrenit po tregohet e pafuqishme sa i përket vendosjes së rregullit urbanistik në ndërtimet e ndryshme, si në Qendrën Historike të Prizrenit ashtu edhe në zonat tjera të qytetit.
Në komunikatën e kësaj organizate joqeveritare thuhet se në pesë muajt e parë të këtij viti janë identifikuar së paku pesë raste të ndërtimeve me tejkalime të pëlqimeve të lëshuara nga autoritetet e trashëgimisë kulturore apo të lejeve ndërtimore të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Në mesin e këtyre rasteve nga organet përkatëse është konstatuar mbindërtimi i një kati pa lejen e DUPH-së në objektin kolektiv banesor në rrugën “Xhemil Fluku”, pastaj ndërtimi i një aneksi pa leje ndërtimore në ndërtesën e banimit kolektiv në rrugën “Adnan Krasniqi”, dhe po ashtu në një ndërtim të objektit individual në rrugën “Rifat Krasniqi”, ku te ndërtimi i nënkulmit është evidentuar tejkalimi i lejes së lëshuar nga DUPH-ja. Gjithashtu janë identifikuar punime në një ngastër kadastrale në rrugën “Brigada Proletare” në zonën e Nënkalasë në Qendrën Historike të Prizrenit ndonëse ka pretendime se ka skadim te aktit administrativ për këtë lëndë. Ndërkohë edhe në një rast në rrugën “Bujtinat” është vërejtur mos respektimi i vendimit të lëshuar nga autoritetet e trashëgimisë kulturore, ku përkundër rekomandimeve të dhëna të gjitha hapësirat janë shfrytëzuar për ndërtim dhe ka tejkalim të lartësisë së përdheses”, shkruan në komunikatë shkruan Telegrafi.
Tutje “EC Ma Ndryshe” ka theksuar se gjatë dy dekadave të fundit, Prizreni është përballur me parregullsi urbanistike, që ka pasur efekt negativ edhe në zonën historike. “Praktikat e tilla kanë ndikuar në degradimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, gjë e cila ndikon negativisht në përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm lokal. Këto praktika kanë pasoja edhe në mjedisin dhe infrastrukturën urbanistike ku në fund pësojnë qytetarët. Prandaj, EC konsideron se ka ardhur koha që institucionet të veprojnë me forcën e ligjit për të vendosur rendin urbanistik”, thuhet në komunikatë.
Për këtë arsye, “EC Ma Ndryshe” ka rekomanduar organet komunale dhe institucionet tjera që kanë kompetencë në këtë fushë që të shtojnë praninë në terren, për të vepruar në mënyrë urgjente dhe konkrete për parandalimin e rasteve të tilla, në mënyrë që mos të krijohen precedentë edhe për raste tjera të ngjashme. Krahas kësaj në komunikatë, kjo organizatë i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi dhe punimet ndërtimore ti realizojnë vetëm konform lejeve ndërtimore të marra nga organet përkatëse./Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kompleksi dedikuar martirëve të Krushës së Vogël përurohet me kërkesën për zbardhjen e fatit të pagjeturve
Shfaqja “Qeni i Baskërvilëve” hap programin e sivjetmë në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”
Opinion: Ansambli Shota: 60 vjet traditë, por pa vizion të ri artistik
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles