LAJMI I FUNDIT:

Dialog me një avatar, Shuk Orani prezanton te publiku gjerman lidhjen mes artit dhe inteligjencës artificiale

Dialog me një avatar, Shuk Orani prezanton te publiku gjerman lidhjen mes artit dhe inteligjencës artificiale

Artisti Shuk Orani prezantohet para publikut gjerman dhe ndërkombëtar në Hamburg në temën “Inovacioni përmes artit dhe AI – Si ndikon inteligjenca artificiale në art? Dialog me një avatar”

Në prezantimin e tij në këtë event të rëndësishëm, artisti Shuk Orani solli në pah lidhjen ndërmjet artit dhe inteligjencës artificiale, duke prezantuar një projekt artistik që solli një avatar të zhvilluar prej tij.

Orani theksoi rëndësinë e progresit në fushën e inteligjencës artificiale, ndërsa gjithashtu u përqendrua në etikën e përdorimit të kësaj teknologjie në art.


Bashkëbisedimi me avatarin Electra ofroi një platformë për reflektim dhe diskutim mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në procesin kreativ, duke paraqitur mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

Në anën tjetër, prezantimi i Matthew Cobham mbi dritën si një mjet për marketingun e artit theksoi rëndësinë e ndriçimit të përshtatshëm për secilën veprë artistike, duke demonstruar veprat e Shuk Oranit përpara publikut me ndriçim të përshtatshëm.

Partneriteti i kompanisë ERCO dhe AIT-ArchitekturSalon Hamburg në organizimin e këtij eventi shfaq një angazhim të rëndësishëm për promovimin e artit dhe teknologjisë në kulturën bashkëkohore.

Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes së artit dhe teknologjisë, duke inkurajuar diskutime të thella dhe kontribuojë në zhvillimin e kulturës bashkëkohore. /Politiko/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
“Loja e radhës e Vuçiqit me dronët”, parapërgatitje për sulm apo blof i radhës?

“Loja e radhës e Vuçiqit me dronët”, parapërgatitje për sulm apo blof i radhës?

Siguri
Të shtëna në Tetovë, humb jetën një person

Të shtëna në Tetovë, humb jetën një person

Kronikë e Zezë
“Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës”, ekspertët i konsiderojnë të nxituara deklaratat e Kurtit në

“Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës”, ekspertët i konsiderojnë të nxituara deklaratat e Kurtit në "New York Times"

Siguri
“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar

“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar

Lajme
Çmimet e arsyeshme, Velipoja

Çmimet e arsyeshme, Velipoja "pushtohet" nga pushuesit e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori