Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ministrinë e Arsimit, në veçanti për proceset e vlerësimit të tenderëve. Sipas Auditorit, në aktivitetin e prokurimit “Projektimi i çerdhes tipike të parafabrikuar për 80 fëmijë’’, vlerësimi i ofertave ishte kryer me 16 ditë vonesë përtej afateve ligjore duke i marrë për bazë edhe afatet shtesë.
“Procesi i hapjes së ofertave u zhvillua më 17.07.2023, ndërsa vlerësimi u përfundua me 21.09.2023”, thuhet në Raportin e Auditimit për Pasqayrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2023.
Po ashtu në dosjen e tenderit “Furnizimin me lëndë të parë dhe paisje të profilit të floktarisë, estetikës për kryerjen e praktikës profesionale”, te kapacitetet teknike dhe profesionale është kërkuar që operatorët ekonomik pjesëmarrës të kenë kontrata për furnizime të ngjashme, në tri vitet e shkuara.
“Nga lista e kontratave të realizuara që kishte ofruar operatori fitues vërehet që furnizimet nuk e kishin natyrën e ngjashme (aktivitet kryesor kishin botimin dhe shtypjen e materialeve). Komisioni i vlerësimit nuk e kishte parandaluar këtë mangësi dhe këtë kriter e kishte konsideruar si të përmbushur. Kontrata ishte lidhur me datë 09.08.2023 në vlerë 117,000 euro”, thuhet në raport.
Sipas ZKA-së shkaku kryesor i këtyre mangësive ishte mosfunksionimi i kontrolleve të brendshme dhe mungesa e kujdesit të duhur gjatë procesit të vlerësimit dhe dhënies së kontratës.
Ndikimi vonesat në vlerësim të tenderëve përveç anashkalimit të rregullave kanë ndikuar edhe në vonesat në lidhje të kontratave e rrjedhimisht në shtyrjen e furnizimeve dhe marrjen e shërbimeve.
“Po ashtu, vlerësimi jo në përputhje të plotë me kriteret në dosje mund të rezultojë në zgjedhjen e ofertuesve të cilët më pas mund të mos jenë në gjendje të përmbushin detyrimet e kontratës në kohën e duhur dhe me cilësinë e pritur”, thuhet më tej në raport.
Në rekomandimin e ZKA-së thuhet se ‘Ministrja duhet të sigurojë një monitorim efektiv përmes menaxherit të prokurimit se vlerësimi i ofertave përfundohet brenda afateve të përcaktuara duke mundësuar që furnizimet të merren në kohën e paraparë. Po ashtu, vlerësimet e ofertave duhet që të realizohen në përputhje të plotë me kriteret për kapacitetet teknike dhe profesionale të kërkuara në dosjen e tenderit”.
Ky raport ka rezultuar me nëntë rekomandime, prej tyre pesë janë rekomandime të reja, tri të përsëritura dhe një pjesërisht të përsëritur. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-380x233.jpg)
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje
![“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/21-janari-2-380x233.jpg)
“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar
![Çmimet e arsyeshme, Velipoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/velipoja1-1-380x233.jpg)
Çmimet e arsyeshme, Velipoja "pushtohet" nga pushuesit e Kosovës
![Pretendimet e Vuçiqit për dronët, Zeka: Serbia po luan rolin e viktimës, të mos biem në grackën e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/izmi-zeka-bayraktaret-380x233.jpg)
Pretendimet e Vuçiqit për dronët, Zeka: Serbia po luan rolin e viktimës, të mos biem në grackën e saj
![Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/tuneli-i-llogara-380x233.jpg)
Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut
![Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ivanka-380x233.jpg)
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo.jpeg)
Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën
![Arrihet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/de-bruyne-1-380x233.jpg)
Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri
![Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-04T225134.732-380x233.jpg)
Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro
![Exit Poll: Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vjetëve në opozitë, Britania me kryeministër të ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lcimg-052f1c0b-70fc-4efa-8348-fc9e39aaad9d-380x233.png)
Exit Poll: Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vjetëve në opozitë, Britania me kryeministër të ri
![Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ivanka-380x233.jpg)
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë
![Biden është në telashe të mëdha - çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të fitojë kundër Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/biden-trump-1-380x233.jpg)
Biden është në telashe të mëdha - çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të fitojë kundër Trumpit