LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Pensilvania fitoi 5 milionë dollarë nga bileta e lotarisë

Gruaja nga Pensilvania fitoi 5 milionë dollarë nga bileta e lotarisë

Një grua nga Pensilvania që bleu një biletë lotarie për të festuar ditëlindjen dhe përfundimin e trajtimit të kancerit, ka fituar një çmim prej 5 milionë dollarësh.

Lotaria e Pensilvanisë ka njoftuar se banorja e Lancaster County, Donna Osborne, 75 vjeç, bleu biletën e saj në Monopoly Own It All nga dyqani Speedway.

“Isha në aeroport me vajzën time. Ne ishim rrugës për të parë familjen në Florida dhe fluturimi u vonua. Epo, u vonua kaq shumë, vendosa të shkoja në shtëpi. Vajza ime qëndroi dhe fluturoi për në Florida”, tha Osborne.


“Nëse nuk do të largohesha nga aeroporti, nuk do ta kisha blerë kurrë atë biletë”, shtoi ajo.

Osborne tha se ishte e tronditur kur e pa çmimin e saj, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund t’u besoja syve”, kujtoi Osborne.

Ajo tha se telefonoi vajzën e saj në Florida për t’i treguar asaj lajmin.

Fituesja tha se ka disa ide se çfarë të bëjë me paratë e saj të çmimit.

“Unë mendoj se do të investoj një pjesë të çmimit, sigurisht, por pastaj do të shkoj në Alaska”, tregoi Osborne. /Telegrafi/