LAJMI I FUNDIT:

Ganiu: BDI shqiptarëve ua solli në shtëpi belanë më të madhe, kumarin

Ganiu: BDI shqiptarëve ua solli në shtëpi belanë më të madhe, kumarin

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryetarit të BDI-së i cili tha se kjo Qeveri nuk është legjitime për shkak se nuk është respektuar vullneti i shqiptarëve.

“Pas shumë lutjesh ndaj VMRO-DPMNE për të hyrë në pushtet dhe çka është më e keqja pa asnjë kusht, pra veç me katër ministri e bile as pa postin e kryetarit të Parlamentit, Ali Ahmeti sot e akuzoi VLEN-in se paska gabuar që paska hyrë në pushtet. Paramendo njeriu që 22 vjet ka qenë në pushtet për të mbetë në po atë pushtet luti e luti, e i gëlltiti bile edhe keksat, e kur mbeti pa pushtet tash akuzon VLEN-in se paska qenë në pushtet për 22 vite”, shprehet Ganiu.

Ai shtoi se VLEN s’ka qenë asnjëherë në pushtet dhe fitoi votën absolute të shqiptarëve, ndërsa hyrja në qeveri ndodhi për t’i shpëtuar shqiptarët që ishin buzë greminës, ndërsa BDI ua solli shqiptarëve belanë më të madhe, bixhozin.


“Ua sollët belanë më të madhe n’shpi të quajtur kumar, pra ju hapët familjeve shqiptare në secilin cep KAZINO që ju e familjet e juaja të pasuroheni. PO pra PO, ua morët bukën e gojës shumë fëmijëve duke i çu baballarët e tyre napër bastore në vend që t’ju krijoni vende pune. Thatë se bëtë investime, por investimi më madh i juaji është që dëbuat mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre për në gurbet, e fëmijët e juaj i kthyet nga gurbeti e i bëtë brenda natës milionera”, shprehet Ganiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori