LAJMI I FUNDIT:

Toyota njofton ndërprerjen e prodhimit të Supra-s me katër cilindra

Toyota njofton ndërprerjen e prodhimit të Supra-s me katër cilindra

Toyota ringjalli ikonën Supra me një motor me gjashtë cilindra në vitin 2019.

Dy vjet më vonë, kompania ofroi një tjetër model me katër cilindra, i cili tani nuk gjendet askund.

Kjo pasi marka konfirmoi se prodhimi i Supra-s me katër cilindra do të ndërpritet, përcjell Telegrafi.


Supra me katër cilindra përmbante një motor 2.0 litërsh turbocharged që prodhonte 255 kuaj fuqi, dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi.

Tani seria Supra përbëhet vetëm nga modeli me gjashtë cilindra.

Ajo vjen në dy versione, 3.0 dhe 3.0 Premium.

Një gjë që blerësit e këtij modeli duhet ta dijnë është një rritje e lehtë e çmimit të veturës.

Supra 2025 fillon nga 57 mijë dollarë, ndërsa 3.0 Premium mbi 60 mijë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

Auto
Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Auto
Rrezik i ri në Los Angeles: Shumë vetura elektrike dhe sisteme të mëdha baterish janë djegur

Rrezik i ri në Los Angeles: Shumë vetura elektrike dhe sisteme të mëdha baterish janë djegur

Auto
Japonezët në gjurmët e një baterie të re për veturat elektrike

Japonezët në gjurmët e një baterie të re për veturat elektrike

Auto
Tesla konfirmon fillimin e prodhimit të Modelit të ri Y në fabrikën e saj në Berlin

Tesla konfirmon fillimin e prodhimit të Modelit të ri Y në fabrikën e saj në Berlin

Auto
Toyota do të ofrojë me qira një GR Yaris në Japoni

Toyota do të ofrojë me qira një GR Yaris në Japoni

Auto
Kalo në kategori