LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 15° lightrain

Armond Daci dhe Bukurije Hoxha, dekorohen me çmime në fushën e shkencave nga ASHAK

Armond Daci dhe Bukurije Hoxha, dekorohen me çmime në fushën e shkencave nga ASHAK

Të premten në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, janë ndarë dy çmime stimuluese nga fusha e shkencave – për stimulimin e punës shkencore-kërkimore të të rinjve.

Në këtë konkurrim që ishte i lejuar vetëm për kandidatët që janë deri në moshën 36 vjeçare, ishin paraqitur 26 kandidatë ku dy prej tyre me punimet që kanë bërë fituan çmimet, transmeton Telegrafi.


Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja ky çmim është në një mënyrë obligim nga Aleanca evropiane e të gjitha akademive, ku ASHAK është pjesë e saj.

Mehmet Kraja, Kryetari i Akademisë së Shkencave

“E kemi obligim nga ALEA, Aleanca Evropiane e të gjitha akademive ku edhe ne kemi aderuar dhe jemi anëtar prej shumë vitesh, që në akademi të  hapim një perspektivë shumë të qartë që në akademi jo vetëm për aderimin e anëtarëve të rinj… Në këtë kuadër nxorëm nga harresa çmimin “Çmimit stimulues për shkencëtarët e rinj” të themeluar shumë vite më parë në mbështetje të një donacioni anonim me një shpresë deri diku të justifikuar deri diku se donacione të tilla do të kemi edhe në të ardhmen”, tha ai.

Armond Daci, i dekoruar me Çmimin stimulues nga lëmi i shkencave të Natyrës, tha se ndihet krenarë që është vlerësuar nga shteti.

Prof. Acos. Armond Daci

“Sot është një ditë e veçantë se puna në festë e në veçanti gjatë këtij rrugëtimi akademik dhe udhe shtegtimit tim, nëpër shumë vende për shumë vite padyshim që është një sakrificë. Kemi bërë shumë bashkëpunime dhe shumë grupe shkencore, por ajo që më bënë të ndihem mirë sot këtu është sepse ndihem i vlerësuar nga vendi im ”, tha ai.

E nderuara e dytë me këtë çmim, Bukurije Hoxha, u shpreh e lumtur, gjersa tha se ky çmim do të jetë motiv për rritjen e punës shkencore.

Prof. Ass. Bukurije Hoxha

“Uroj që ky çmim të shërbejë për mua dhe për kolegët e mi si një motiv për rritje të punës shkencore, për avancimin e saj. Dhe për përkrahje të kuadrove të reja që përfshihen në këtë sektorë. Marrë parasysh që vijë nga një fushë siç është energjia e ripërtërishme e cila lidhet aktualisht me ndryshimet klimatike për të cilat jemi dëshmitarë me gjendjen aktuale. Shpresoj që ngritja e vetëdijesimit shoqërorë të jetë në rritje kështu zhvillimi i shkencës dhe përparimit në rritje dhe inovacionit të jetë edhe më i madh”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Super lojtari garanton Real Madridin se do t'u bashkohet në vitin 2025

Super lojtari garanton Real Madridin se do t'u bashkohet në vitin 2025

La Liga
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Lajme
Barcelona e gatshme t'i ndajë rrugët me lojtarin që e transferoi verën e kaluar - Flick ka tjera plane

Barcelona e gatshme t'i ndajë rrugët me lojtarin që e transferoi verën e kaluar - Flick ka tjera plane

La Liga
“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

Përfaqësueset
Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia

Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori