LAJMI I FUNDIT:

Presidenca e Macronit – tragjedi në katër akte

Presidenca e Macronit – tragjedi në katër akte
Ilustrimi: Ann Kiernan / FT

Nga: Olivier Blanchard, profesor në MIT / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Historia e presidencës së Emmanuel Macronit – që kulmoi me vendimin e tij të 9 qershorit për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare franceze dhe për të shpallur zgjedhjet e reja legjislative – është tragjedi në katër akte.

Akti i parë ishin zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Macroni krijoi një parti të re centriste, En Marche (tani Renaissance/Rilindja), duke margjinalizuar partitë të cilat dikur dominonin qendrën e majtë dhe qendrën e djathtë, dhe duke lënë vetëm ekstremet si alternativë.


Në dy mënyra dukej si lëvizje e shkëlqyeshme. Politikisht, partia e re ishte mjaft e gjerë për të ndihmuar Macronin në fitoren e lehtë kundër Marine Le Penit në zgjedhjet presidenciale, ndërsa më pas për të marrë shumicën e madhe në zgjedhjet legjislative që pasuan. Sa i përket politikës, ajo e lejoi atë t’i kalonte linjat e kuqe tradicionale si të së majtës ashtu edhe të së djathtës.

Akti i dytë ishte mandati i parë pesëvjeçar i Macronit. Shumë shpejt pati pakënaqësi të shtuara si me stilin ashtu edhe me përmbajtjen e presidencës së tij. U perceptua si perandorak, “jupiterian”, se vepron pa u konsultuar, ndërsa hezitimi i tij për rishpërndarjen e mjeteve për të reduktuar pabarazinë, ushqeu perceptimin se ishte “president i të pasurve”. Në mungesë të alternativave të qëndrueshme në qendrën e majtë dhe në qendrën e djathtë, votuesit u tërhoqën në ekstreme – te populistët në të djathtën ekstreme të cilët përbuzin emigrantët dhe te populistët në të majtën ekstreme të cilët reflektojnë traditën e gjatë marksiste franceze që kundërshton te pasurit.

Në aktin e tretë – në mandatin e dytë të Macronit – qendra u dobësua. Partia e tij nuk arriti të sigurojë shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022, duke e detyruar të mbështetet ose në votat e partisë së vogël të qendrës së djathtë ose në përdorimin e nenit 49:3 të Kushtetutës që ia lejon të miratojë masat pa u votuar.

Votuesit, të cilët nuk u interesuan shumë për vetë Parlamentin Evropian, zgjedhjet evropiane të majit i trajtuan si referendum për Macronin tashmë gjerësisht të papëlqyer. Duke pasur parasysh rezultatin e tmerrshëm për partinë e tij në kutinë e votimit, presidenti vendosi të shpërndajë Parlamentin.

Kjo na çon në aktin e katërt dhe të fundit: zgjedhjet legjislative. Nga ana tjetër, qendra është tkurrur dhe neveria ndaj Macronit ka çuar në neveri ndaj partisë së tij.

Sistemi zgjedhor në të cilin në raundin e dytë kalojnë vetëm partitë të cilat në raundin e parë sigurojnë mbështetjen e më shumë se 12.5 përqind të votuesve të regjistruar, nuk u jep shumë mundësi kandidatëve të partive të vogla. Prandaj, një pjesë e asaj që ka mbetur nga qendra e majtë i është bashkuar ekstremit të majtë në koalicionin e njohur si Fronti i Ri Popullor [Nouveau Front Populaire – NFP]; ndërsa, një pjesë e asaj që mbeti nga qendra e djathtë hyri në një pakt me Tubimin Kombëtar [Rassemblement National – RN] të ekstremit të djathtë.

Shumica e votuesve thonë se nuk do të votojnë për partinë e qendrës dhe kështu zgjedhja e tyre e vetme e rëndësishme është mes koalicioneve të të dy ekstremeve.

RN thjesht ofron axhendë populiste të bazuar në politikat e vijës së ashpër për imigracionin dhe proteksionizmin. Programi ekonomik është kryesisht i mendimeve të vonshme, me një listë të parealizueshme të dhuratave për grupet e ndryshme të votuesve të pakënaqur.

Programi i NFP-së është më i qëndrueshëm nga brenda. Kërkon rishpërndarje të madhe nga të pasurit te të varfrit dhe nga kompanitë te punëtorët, duke u mbështetur në supozimin se kjo nuk do të ndikojë në rritje. Përfshin një normë tatimore marxhinale prej 90 përqind mbi të ardhurat, një normë tatimore me 100 përqind për trashëgimitë me vlerë prej më shumë se 12 milionë eurove, si dhe rifutjen e taksës së konsiderueshme mbi pasurinë. Nëse miratohen, të dy programet ka të ngjarë të çojnë në krizë të madhe financiare dhe ekonomike.

Dy rezultatet më të mundshme të zgjedhjeve të ardhshme janë shumica absolute në të djathtën ekstreme, duke e detyruar Macronin të emërojë kryeministrin nga RN-ja (me çfarë shpreson se kjo në anën tjetër do të nxirrte në pah paaftësinë e partisë dhe do të ndryshonte perspektivën për zgjedhjet presidenciale më 2027), ose më shumë gjasa ka situata në të cilën as ekstremet dhe as qendra nuk e komandojnë shumicën në Asamblenë Kombëtare.

Në skenarin e dytë, do të jetë e vështirë të shihet se si mund të mblidhet administrata e mazhorancës. Qeveria e re e formuar në këto rrethana, nuk do të jetë në gjendje të bëjë shumë dhe do të detyrohet të mbështetet në nenin 49:3 për ta miratuar programin legjislativ. Ironikisht, etja e votuesve për ndryshime mund rezultojë në paralizë.

Ka shumë gjëra për t’u mësuar nga kjo histori me katër akte. Kryesorja është se krijimi i partisë së re të qendrës doli të jetë strategji e rrezikshme. Demokracia elastike ka nevojë për pjesët funksionale të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë. Këto dikur mund të rishfaqen, por udhëtimi ka të ngjarë të jetë i mundimshëm. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Kalo në kategori