Organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka reaguar e indinjuar pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për ndalimin e aktiviteteve në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, që do të niste të enjten në Beograd.
Sipas këtij vendimi, u ndërprenë të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me festivalin, si ngjarjet publike edhe ato të planifikuara vetëm për mysafirët.
Thënë kështu, organizata përmes një komunikate për shtyp deklaroi se autoritetet serbe me aplikimin e këtyre masave, kanë shkelur lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit.
“Me këtë urdhër, përmes aplikimit të masave disproporcionale, Ministria e Punëve të Brendshme e ka shkelur Kushtetutën e Serbisë, specifikisht lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit, si dhe një numër ligjesh, duke përfshirë të paktën dy nene të Ligjit për Tubime Publike”, tha organizata.
“Vendosja e barrës mbi organizatorët në vend se të merren me huliganët dhe dështimi për të siguruar tubimin është kundër rendit ligjor dhe kushtetues të Republikës së Serbisë si dhe kundër standardeve e praktikave në fuqi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Sipas tyre, fushata linçuese kundër festivalit “Mirëdita, Dobar Dan!” në Serbi u udhëhoq pikërisht nga ata që kanë përgjegjësi të mbrojnë njerëzit dhe të promovojnë paqe e normalizim.
“Përfaqësues të institucioneve shtetërore, përkatësisht Ministri i Kulturës (Nikola Selakoviq), Ministrja i Mirëqenies Familjare dhe Demografisë (Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski), Zëvendëskryeministri i Serbisë (Aleksandar Vulin), Kryetari i Beogradit (Aleksandar Sapiq) dhe Ministri i Punëve të Brendshme (Ivica Daqiq), të cilët kanë përgjegjësi të mbajnë rend, ishin ndër të parët që nxitën urrejtje, jotolerancë dhe i dhanë zë linçimit, që përfundimisht çoi në ndalesën zyrtare të festivalit”, thuhej në kumtesën e organizatës.
“Festivali “Mirëdita, Dobar Dan!” nuk është armiku i shtetit, por huliganët me të cilët shteti është rreshtuar dhe për hir të së cilëve ka dështuar të përmbushë obligimet e veta. Detyra fundamentale e shtetit është të sigurojë të drejtat dhe liritë e garantuara me ligj dhe të sanksionojë në mënyrë të duhur ata që shkelin këto apo organizohen kundër të drejtave dhe lirive të qytetarëve”.
“Përgjatë pranisë sonë në ndërtesën ku ishte i supozuar të mbahet festivali nën mbikëqyrjen e policisë, huliganët arritën të vendosin një dry në daljen e jashtme, duke krijuar një situatë ku njerëzit po mbahen peng brenda ndërtesës para syve të anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët pretendojnë se nuk mund të ndërhyjnë”.
Mes tjerash organizata tha se ditën e djeshme, autobusi që transportoi pjesëmarrësit e festivalit u ndalua në Bubanj Potok dhe ju ndalua hyrja në Beograd e që pas vendimit organizatorët u udhëzuan ta kthejnë autobusin në Kosovë nën përcjellje të policisë.
“Përmes ndalimit të festivalit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Serbisë edhe një herë e kanë demonstruar se liria për tubim aplikohet vetëm për grupet huligane, jo për pjesëmarrësit dhe mysafirët e festivalit”, thuhej tutje në komunikatë.
Të enjten një kaos i madh u shkaktua në Beograd, pasi një grup huliganësh bllokuan sheshin ku do të mbahej festivali duke kënduar këngë nacionaliste e duke fyer qytetarët e Kosovës, pas kësaj autoritetet serbe urdhëruan ndalimin e festivalit që ka për qëllim shkëmbimin e aktiviteteve kulturore mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Ajo nuk pati durim ta dëgjonte”, Dua Lipa kritikohet për reagimin ndaj një artisti e ri që e ndaloi për t’i performuar diçka spontante](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/djl4-380x233.png)
“Ajo nuk pati durim ta dëgjonte”, Dua Lipa kritikohet për reagimin ndaj një artisti e ri që e ndaloi për t’i performuar diçka spontante
![Gruaja e Kanye West, Bianca Censori është akuzuar për dërgimin e videove me përmbajtje seksuale për stafin në kompaninë e burrit të saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bianca-380x233.jpg)
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori është akuzuar për dërgimin e videove me përmbajtje seksuale për stafin në kompaninë e burrit të saj
![Eddie Murphy thotë se Zoti e ruajti nga kokaina që ia ofruan Belushi dhe Williamsi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-17-380x233.jpg)
Eddie Murphy thotë se Zoti e ruajti nga kokaina që ia ofruan Belushi dhe Williamsi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/collage-5-380x233.jpg)
"Pusho në paqe Dritëro Agolli" - një modele shqiptare ia huq për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare
![Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ledjona-380x233.png)
Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie
![“Kjo vaska të kujton gjë?” – Ilnisa publikon video me Meritonin, thumbojnë Eglën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/meriton-380x233.jpg)
“Kjo vaska të kujton gjë?” – Ilnisa publikon video me Meritonin, thumbojnë Eglën
![Tifozët e Glasntonbury braktisën këngëtaren SZA, për të parë Anglinë duke luajtur në Euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/g-380x233.jpg)
Tifozët e Glasntonbury braktisën këngëtaren SZA, për të parë Anglinë duke luajtur në Euro
![“Momentet e vogla krijojnë kujtime të mëdha” – Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen më të dashuruar se kurrë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-10-380x233.jpg)
“Momentet e vogla krijojnë kujtime të mëdha” – Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen më të dashuruar se kurrë
![Xhensila Myrtezaj publikon fotografitë e pushimeve të saj, shfaqet tejet sensuale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-2-380x233.jpg)
Xhensila Myrtezaj publikon fotografitë e pushimeve të saj, shfaqet tejet sensuale
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kroos-perez-real-madrid-380x233.jpg)
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
![Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/portuga-380x233.png)
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
![Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x800-380x233.jpg)
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/korab-gashi-380x233.jpg)
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
![Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/khabib-nurmagomedov-380x233.jpg)
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit