LAJMI I FUNDIT:

Policia e Serbisë ndalon ekipin e Kosovës të festivalit “Mirëdita, dobar dan” – kaos në Beograd, 150 huliganë pengojnë manifestimin

Policia e Serbisë ndalon ekipin e Kosovës të festivalit “Mirëdita, dobar dan” – kaos në Beograd, 150 huliganë pengojnë manifestimin

Policia e Serbisë po raportohet se ka ndaluar ekipin pjesëmarrës të Kosovës në festivalin “Mirëdita, dobar dan!”, të cilët do të performonin në Beograd.

Duke qenë se sot ishte paraparë hapja e edicionit të 11-të të këtij festivali, pjesëtarë të stafit organizativ dhe mediash nuk janë lejuar të vazhdojnë drejt Beogradit; kjo ende ka mbetur të konfirmohet nga raportet zyrtare.

Mediet serbe, sikurse Danas kanë raportuar se rreth 150 huliganë, ishin mbledhur për të penguar mbajtjen e këtij festivali në kryeqytetin serb.


Sofija Todoroviq nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, e cila është një nga organizatorët e festivalit tha se në mesin e huliganëve ishin  anëtarë të organizatave të ndryshme ekstreme dhe sipas disa njohurive edhe tifozë.

Sipas saj, protestuesit kanë thënë se do të qëndrojnë për të penguar festivalin, derisa disa nga pjesëmarrësit e festivalit nuk po arrijnë në sheshin ku mbahet festivali pasi nuk ka mjaftueshëm polici në terren rreth këtij vendi.

Duke qenë se sot bëhet hapja edicionit të 11-të, artistët dhe autorët kosovarë do të prezantohen para audiencës së Beogradit përmes koncerteve, ekspozitave, debateve, shfaqjeve dhe filmave.

Organizatorët njoftuan se festivali “përfaqëson një kombinim të bashkëpunimit kulturor dhe inicimit të çështjeve të rëndësishme politike që synojnë hapjen dhe paqen pozitive midis shoqërisë serbe dhe asaj kosovare”.

“Për shkak të fushatës së urrejtjes së nisur kundër festivalit, ju ftojmë të qëndroni me ne në solidaritet duke mbështetur qëllimet e festivalit dhe duke shijuar së bashku programin e tij”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Magazina
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë

Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori