LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 23° heavyrain

Kafiteria në Mitrovicë që ofron mundësi punësimi për personat me Sindromën Down

Kafiteria në Mitrovicë që ofron mundësi punësimi për personat me Sindromën Down
Kafiteria "Bistro X21" në Mitrovicë që ofron punë për personat me Sindromën Down

Rrallëherë mund të hasen raste kur nëpër kafiteritë tona punësojnë personat me Sindromën Down. Por, në qytetin e Mitrovicës është një e tillë, e cila po kontribuon vazhdimisht në integrimin e kësaj pjese të shoqërisë.

Hapja e kafiterisë “Bistro X21” është bërë më 24 tetor të vitit të kaluar, derisa tani është i punësuar vetëm një person me Sindromën Down dhe dy të tjerë janë duke e kryer praktikën, shkruan Telegrafi.


Psikologia në Qendrën e Sindromës Down në Mitrovicë, Egzona Igrishta, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se personat që janë punuar në këtë kafiteri e kanë përvetësuar punën në një kohë të shkurtër.

Igrishta ka thënë se së shpejti do të hapet punëtoria e mjaltit, ku gjithashtu do të mundësohet punësimi i personave me Sindromën Down.

Meqenëse kjo kafiteri ndodhet mes dy shkollave të mesme në Mitrovicë, Igrishta ka bërë të ditur se profesorët dhe nxënësit i’u kanë dhënë përkrahjen më të madhe.

“Përkrahja më e madhe ka qenë gjithmonë prej profesorave dhe nxënësve, ka qenë shumë  mirëpritur prej tyre dhe i kemi klientë të rregullt”, ka shtuar ajo.

Igrishta ka theksuar se ky projekt ka qenë i financuar nga një organizatë joqeveritare nga Zvicra.

Ndërsa, një psikologe tjetër në këtë qendër, Liridona Jashari, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se personat me Sindromën Down kanë qenë shumë entuziast për fillimin e punës në këtë kafiteri.

Jashari ka thënë se sfidë për ta fillimisht ka qenë pranimi i porosisë.

“Ndoshta entuziazmi dhe vullneti për punë ka mposhtur frikën tonë se si do ta përballojnë emocionalisht dhe se si do të sillen. Mirëpo, gjithçka ka shkuar shumë mirë”, ka thënë tutje ajo.

Jashari ka shtuar se asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë sjellje e papërshtatshme kundrejt klientëve, duke potencuar se deri më tani nuk kanë pasur asnjë vërejtje.

“Klinetët po befasohen me mënyrën e sjelljes, qasjes, mirëpritjes. Ndoshta i kanë përceptuar ndryshe personat me nevoja të veçanta, konkretisht me Sindromën Down. Me anë të kësaj kafiterie e kanë parë që këta persona kanë potencial dhe se me pak mbështetje munden me ia dal”, ka theksuar ajo.

Personi me Sindromën Down, që punon në këtë kafiteri, Gentrit Ahmeti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për të kjo është një eksperiencë shumë e mirë.

“Puna po shkon shumë mirë. Procesin e punës e kam mësuar në praktikë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se kuptohet shumë mirë me klientët, derisa tregon se nuk has në asnjë problem gjatë punës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Stil
Kalo në kategori