LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 20° fair_day

Drejtoria e Arsimit, dhe Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik raportojnë në Komitetin për Komunitete në Gjakovë

Drejtoria e Arsimit, dhe Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik raportojnë në  Komitetin për Komunitete në Gjakovë

Komiteti për Komunitete në komunën e Gjakovës, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë për vitin 2024, mbledhje në të cilën ka raportuar drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova – Baçi, si dhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj.

Drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova – Baçi raportoi mbi vijushemërinë dhe regjistrimin e nxënësve të komuniteteve joshumicë në Gjakovë, si dhe realizimim e projekteve infrastrukturore në institucionet arsimore ku fëmijët e komuniteteve marrin shërbime arsimore shkruan Telegrafi.


Ndërsa në lidhje me informatat nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik për mbështetjen e bizneseve te komuniteteve joshumicë në komunën e Gjakovës foli drejtori i kësaj drejtorie Ferdinand Kolaj, i cili theksoi se nga lista preliminare e granteve për start-up ka arritur të përzgjedhet një biznes i cili i takon komunitetit joshumicë, dhe i cili ka plotësuar kriteret e parapara të kësaj thirrjeje.

Në këtë mbledhje po ashtu është diskutuar edhe në lidhje me problemin e mos-pagesës së anëtarëve të Komitetit për Komunitete, problem ky që vazhdon tashmë e 8 muaj, çështje për të cilën kryesuesi i këtij komiteti Ergit Qeli, tha se po ndërmirren hapat e nevojshëm për zgjidhjen e kësaj situate./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Si të hiqni gërvishtjet nga makina juaj pa shkuar te mekaniku?

Stil
Kalo në kategori