Nga: Elaine Moore / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Për ata që përndjekin të tjerët, në çdo celular inteligjent ndodhet parajsa e të dhënave të vendndodhjes që është gati për t’u ndarë me të tjerët. Ky thesar është ai që ta lejon ta shikosh dërgesën e ushqimit që ndalon te dera jote dhe që kontrollon se cilat restorante janë afër. Gjithashtu mund të përdoret për të të gjurmuar. Gjurmimi i vendndodhjes është aq i saktë saqë mund ta identifikojë personin në turmë. Dhe, kjo teknologji tregtohet si e duhur, jo si e frikshme.
Cili është niveli i pranueshëm i mbikëqyrjes në internet? Supozoja se të gjithë ishim të pajtimit se nuk ka asnjë nivel ideal. Aktivistët e privatësisë përpiqen ta kufizojnë informacionin që ndajmë dhe laptopët shiten me kapakët e integruar të kamerës së internetit. Në fillim të këtij muaji, Microsoft-i anuloi planet për veçorinë e re me të cilën në çdo pesë sekonda merren pamjet nga kompjuteri i përdoruesit, në mënyrë që ta trajnonte inteligjencën artificiale. Megjithatë, aplikacionet e gjurmimit të vendndodhjes, si Life360, shkarkohen në mënyrë vullnetare.
Se sa të popullarizuara janë këto programe, kjo varet nga mosha që ke. Nuk më pëlqen ideja që të vëzhgohem – jo vetëm sepse lëvizjet e mia janë kaq të mërzitshme. Një sondazh i shpejtë me shokë e shoqe tregoi se ata që ishin si unë, në të 40-at e lart, ose nuk e kishin idenë se mund ta përdornin celularin në këtë mënyrë ose kishin relativisht pak interes për ta bërë këtë. Siç e tha njëra: mendimi për t’u shfaqur si pikë në hartën e dikujt tjetër, kjo ka jehonën e pajisjeve distopike të futura në krahët e pavullnetshëm.
Por, ata që janë një dekadë apo më shumë më të rinj, duket se pa kontroll e gjurmojnë njëri-tjetrin. Kushëriri im 29-vjeçar ka vendndodhjen e të dashurës së tij si pamje kyçëse [lockscreen] në celular. Duket se për asnjërin nuk është shqetësuese ideja për të monitoruar apo për të qenë i/e monitoruar në këtë mënyrë. Thonë se kjo i bënë të ndihen më të sigurt.
Kjo nuk është kështu për shkak se janë të verbër ndaj rëndësisë së privatësisë në internet. Është për shkak se janë realistë për privatësinë që është në dispozicion. E dinë se nëse e zotëron një celular inteligjent dhe nuk dëshiron të çaktivizosh gjërat e dobishme si hartat, atëherë vendndodhja jote tashmë veçse po shikohet. Nëse krijuesit e aplikacioneve, krijuesit e celularëve inteligjentë dhe kompanitë e reklamave tashmë gjurmojnë vendndodhjen tënde, atëherë pse të mos e ndash këtë informacion me njerëzit që njeh?
Përveç kësaj, edhe kur i çaktivizon veçoritë [settings], ti ende mund të jesh i vëzhguar. Vitin e kaluar, Google u pajtua të paguante 93 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e pretendimeve për mbledhjen e të dhënave të vendndodhjes – edhe pasi përdoruesit i çaktivizuan veçoritë.
Ndarja e vendndodhjes ekziston për më shumë se një dekadë. Aplikacioni Find My nga Apple, për përdoruesit për herë të parë u lansua në vitin 2010 – për ta gjetur ata celularin e humbur; më pas u zhvillua në këmbim të të dhënave ndërmjet miqve. Në të njëjtin vit, Places lansohet nga Facebook-u – veçoria e vendndodhjes që lejon përdoruesit të tregojnë lëvizjet e veta. Kjo ishte gjithashtu epoka e startapeve të rrjeteve sociale të bazuara në vendndodhje, si Foursquare.
Por, ajo që me të vërtetë e bëri gjurmimin të dukej si argëtim i padëmshëm, ishte ardhja më 2017 e hartës virtuale [Map] të Snapchat-it – përkitazi me këmbimin e vendndodhjes. Përdoruesit tani mund t’i shihnin miqtë e tyre të grupuar së bashku si bitmoxhinj të buzëqeshur. Duket si lojë. Një autore në revistën Bustle e krahasoi kontrollimin e vendndodhjeve të miqve me lojën The Sims.
Nëse dëshiron të fillosh të gjurmosh njerëzit që njeh, atëherë ka disa rregulla të mirësjelljes. Është mirë të përdorësh gjurmimin për të kontrolluar nëse miku u kthye i sigurt në shtëpi – për shembull në fund të një nate, por jo për ta befasuar në rrugë. Dhe, mendo me kujdes se me kë i ndan të dhënat. Kjo është vetëm për familjen dhe miqtë e ngushtë, jo për takimet e reja. Por, këtu ekziston rreziku i mospërfilljes: t’ia japësh fundin ndarjes së vendndodhjes është versioni modern i largimit të dikujt nga fotot e tua.
Pra, pyes kushëririn tim se a është kjo paksa si rregullat me celularët? Teorikisht, mund të telefonosh këdo në çdo kohë të ditës, por shumica prej nesh ranë dakord të largohen nga njëri-tjetri në paqe. Fatkeqësisht, kjo analogji nuk funksionoi. Teksa kushëriri im dhe shoqëria e tij janë të lumtur të përdorin celularëve të tyre për të gjurmuar njëri-tjetrin, ato nuk do t’i përdornin për të bërë telefonata.
Është joshës gjurmimi i vendndodhjes si masë sigurie, veçanërisht për prindërit e moshuar dhe fëmijët. Rreziku është se normalizon ndarjen e informacionit personal në masën ku do të jetë e vështirë për t’u kthyer prapa. Nëse ndjehesh rehat kur e ndan vendndodhjen me familjen dhe miqtë, atëherë ndoshta një ditë do të jesh i lumtur ta ndash atë me punëdhënësin – madje edhe me agjencitë qeveritare.
Monitorimi i të dhënave gjeohapësinore mund të jetë gjithashtu mjet për modifikimin e sjelljes. Hulumtimi nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, sugjeroi se gati gjysma e të gjitha familjeve amerikane e përdorin një formë gjurmimi – gjoja për siguri. Por, gjithashtu zbuloi se thjesht duke ditur se janë duke u gjurmuar, kjo mund të ndryshojë sjelljen e fëmijës.
Pak prej nesh janë imunë ndaj këtij presioni. Interneti ndonjëherë përshkruhet si panoptikon në të cilin aktivitetet tona mbikëqyren nga kompanitë e internetit nga secili kënd. Duke gjurmuar njëri-tjetrin, këtij modeli ia japim fuqinë më të madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A