LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 21° clearsky_night

“Nuk mbaj mend për një stuhi të tillë si kjo e fundit”, bujqit e fshatrave të Zhupës kërkojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

“Nuk mbaj mend për një stuhi të tillë si kjo e fundit”, bujqit e fshatrave të Zhupës kërkojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Bujqit që veprojnë në Luginën e Lumbardhit (Zhupë) të Prizrenit kanë pësuar dëme të konsiderueshme si pasojë e motit të lig dhe breshrit. Sipas tyre pasojat negative në plantacionet e tyre të mjedrave, boronicave e kulturave tjera do të ndihen edhe në vitin e ardhshëm, prandaj kanë kërkuar mbështetje nga institucionet për ta kapërcyer këtë situatë të vështirë.

Zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit kanë vizituar bujqit e banorët e fshatrave Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme dhe Mushnikovë dhe kanë kërkuar që dëmet të raportohen tek organet përgjegjëse në mënyrë që të kërkohet kompensimi nga niveli qendror, raporton Telegrafi.


Përfaqësuesi i shoqatës së kultivuesve të mjedrës “Red Gold”, Ismet Osmani ka theksuar se mbështetja nga institucionet për kompensimin e dëmeve është e domosdoshme ngase në të kundërtën rrezikohet veprimtaria e tyre.

“Nuk mbaj mend që moti për një stuhi të tillë si kjo e fundit. Dëmet na janë shkaktuar si për këtë vit, po ashtu edhe për vitin tjetër. Vlera e dëmeve është nga 300 mijë deri në 400 mijë euro. Shpresojmë që institucionet do të merren seriozisht me problemet që na janë shkaktuar nga moti i lig dhe të kompensohemi për të vijuar më tej veprimtarinë tonë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Adem Ademi nga Lubinja e Epërme ka bërë të ditur se dëme ka pasur në bujqësi por edhe në amvisëri e automjete.

“Shumica e banorëve merren me kultivimin e mjedrave e kulturave tjera bujqësore. Breshëri ka shkaktuar dëme të shumta dhe presim përkrahje nga institucionet pasi edhe unë posedoj plantacion të dredhëzave që është dëmtuar në masë të madhe”, ka deklaruar Ademi.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyçi bashkë me drejtoreshën e Emergjencave, Ramize Sinanaj-Shala dhe drejtorin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rasim Demiri kanë vizituar fshatrat e sipërpërmendura dhe nga bujqit janë njoftuar me kërkesat e tyre.

“Dëmet në bujqësi në këto lokalitete janë të konsiderueshme. Në ditët në vijim komisioni përkatës i formuar nga kryetari i Komunës do të del në terren për verifikimin e dëmeve dhe hartimin e raportit”, ka thënë Bytyçi.

Drejtori i DPMS-së, Rasim Demiri ka theksuar se bujqit në këto fshatra kanë pësuar dëme materiale nga stuhia, ku më të prekurit janë pronarët e plantacioneve të mjedrës, boronicës, aronisë, lajthisë, arrës dhe mollës.

“Ftojmë të gjithë banorët e Zhupës dhe Podgorës të cilët kanë pësuar dëme nga stuhia që brenda shtatë ditësh ti paraqesin kërkesat me fotografi pranë organeve kompetente, konkretisht Drejtorisë për Bujqësi dhe Drejtorisë për Emergjenca”, është shprehur Demiri.

Lidhur me këtë çështje, ditë më parë, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se stuhia e fundit në Zhupë ka shkaktuar dëme në kultura bujqësore, në pullazet e shtëpive, në automjete dhe është zotuar se do të angazhohet që Ministria e Bujqësisë të reagojë urgjentisht dhe të ofrojë përkrahjen e duhur për fermerët e prekur, raporton Telegrafi.

“Qytetarët e prekur nga kjo stuhi i siguroj që do të ndërmarrim të gjitha hapat e duhur në mënyrë që t’ju ofrohet përkrahja e duhur dhe të ndihmohen në afatin sa më të shkurtër kohor”, kishte shkruar Rexhepi.

Erërat e fuqishme dhe reshjet atmosferike të dielën pasdite kanë shkaktuar shqetësime për qytetarët në lokalitete të ndryshme të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë

Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë

Përfaqësueset
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Teknologji
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Kalo në kategori