Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës do të diskutohen rreth 35 pika, pika këto mbetura që disa muaj.
Në konferencë për media me gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Zemaj tha se situata aktuale është e pafavorshme për të zhvilluar seancë të rregullt kuvendore, pasi sipas tij, Qeveria e ka humbur legjitimitetin dhe kryeministri Kurti është dorëzuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Ai tha se me qasjen aktuale të pushtetit, vendi po rrezikohet nga tendenca e autokracisë duke vendosur struktura personale në institucione të pavarura siç janë Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur për Media.
Zemaj shtoi se kjo mendësi do të kundërshtohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
“Kjo logjika nga fillimi që Kuvendi ta zbehë rolin e vet kushtetues që e ka ose më mirë të themi përfaqësues është tregues i qartë që ne kemi thirrje të një seance, më shumë se 35 pika të grumbulluara, disa të mbetura me muaj të gjatë si procedurë dhe me një ambient ku kushtet e punës në këtë situatë janë të pafavorshme për të zhvilluar një seancë të rregullt kuvendore.
Kjo nuk është e rastësishme që ka ndodhur në Republikën e Kosovë, sidomos këtë vit pas humbjes së legjitimitetit të kësaj Qeverie dhe dorëzimit të zotit Kurti për të shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe po vazhdon ajo që e kemi quajtur shqetësim nacional, tendenca e autokracisë në këtë vend për imponimin e strukturës personale në institucione të pavarura siç është Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe komisioni i pavarur për media e shumë organizata tjera që janë të pavarura me kushtetutë. Këto do të kundërshtohen në këtë seancë”, tha ai.
Ndërkaq, duke folur për takimin së mërkurës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, deputeti opozitar tha se i gjithë procesi i dialogut Kosovë-Serbi është përcjellur me mostransparencë.
Ai tha se mungesa e raportimit të Kurtit para deputetëve në lidhje me dialogun, është tregues i shqetësimeve të tyre.
Në fund, Zemaj i bëri thirrje Qeverisë që të jetë e përgjegjshme në hapat e ardhshme të dialogut sa i përket marrëveshjeve të arritura dhe të përkrahura nga aleatët e vendit.
“Ka vend për shqetësim sepse gjithë ky proces i përcjellë me mos-transparencë dhe ikje nga përgjegjësia para të zgjedhurve të popullit ku ekziston një rezolutë në fuqi që Qeveria duhet të raportojë para dhe pas çdo raundi të bisedimeve është tregues i qartë në atë që kemi pas vërejtje në vazhdimësi. Vet vizita e heshtur ose tentimi që të heshtet vizita e Lajçakut është prodhim i takimit Kurti-Vuçiq, ku i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë e përgjegjshme në atë që do të bëj tutje më marrëveshjet e përkrahura nga partnerët ndërkombëtar”, tha Zemaj. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani