Sot ka ndërruar jetë albanologu, Mehmet Rukiqi, i cili ishte edhe doktor i letërsisë-popullore, veteran i arsimit, bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik dhe pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.
Ai u lind në Verboc të Drenicës, ndërsa shkollën fillore e kreu në Tërstenik, gjimnazin në Drenas, shkollën normale dhe fakultetin Filozofik në Prishtinë.
Rreth 20 vite punoj në arsim. Ishte mësues dhe mësimdhënës në disa shkolla në Drenicë, kurse nga viti shkollor 1972/73 u punësua në shkollën teknike “19 Nëntori” në Prishtinë, por u përjashtua nga puna për arsye politike.
Ndërsa, në vitin 1984, në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe mbrojti tezën e magjistraturës me titull “Anekdota gojore shqiptare” kurse në vitin 1994 mbrojti tezën e doktoraturës me titull “Krijues dhe bartës të tregimeve popullore në Drenicë”.
Në folkloristikën kombëtare konsiderohet si njëri ndër nxënësit, studentët më të zellshëm të profesorit Anton Çeta.
Me profesorin Anton Çeta, bashkëveproj ngushtë në njërën ndër lëvizjet me të rëndësishme në historinë e vendit tonë, Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve.
Nga folklori i mbledhur në Drenicë dhe në vendet tjera në Kosovë, ka botuar tetë vëllime me anekdota: “Anekdota popullore” dhe dy vëllime me “Këngë dasme”.
Po ashtu, ka botuar edhe veprat studimore “Krijues dhe bartës të tregimeve popullore në Drenicë”, si dhe monografitë, “Tahir Berisha” (2008), “Azem Galica” (2013) dhe Ramadan Shabani (2021).
Ceremonia e varrimit të të ndjerit mbahet në varrezat e fshatit Verboc (Komuna e Drenasit), nesër me datë 25 Qershor 2024 (e martë). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova