Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka kritikuar Prokurorinë Speciale se po vonohet në ngritjen e aktakuzave për autorët e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Sipas tij, një vonesë e tillë është e pajustifikueshme pasi ka prova dhe incizime për aktakuza ndaj përgjegjësit Milan Rardoiçiq dhe të tjerëve.
Qorrolli në një intervistë për KosovaPress thotë se po punojnë për padinë për gjenocid ndaj Serbisë.
Krahas kësaj, ai flet për mundësitë e miratimit të Kodit civil dhe largimin e masave ndëshkuese nga BE-ja.
“Është çështje e institucioneve ligjzbatuese dhe të atyre të prokurorisë që të bëjnë një përmbledhje të të gjitha fakteve dhe më pas organet kompetente siç është Prokuroria Speciale që të bëjë të gjithë grumbullimin e provave dhe më pas ngritjen e aktakuzave. Ne kemi pritur që prokuroria të bëjë një reagim më të shpejtë dhe të ketë një efikasitet në trajtimin e këtij rasti terrorist, i cili ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës.
Por, edhe partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur indinjatën e tyre për rastin e Banjskës. Sigurisht ne presim që në periudhën në vijim të ketë ngritje të aktakuzave. Ky zinxhiri i organeve ligjzbatuese duhet të reagojnë në një mënyrë më të shpejtë në mënyrë që të prodhohet drejtësi… Meqenëse rasti ka qenë tronditës atëherë prokuroria e shtetit nuk do të duhej që të priste maksimumin e këtij afati që e ka të parashikuar në ligj, por do të duhej më shpejt. Sigurisht që ka një vonesë dhe për ne mbetet e pakuptueshme si e tillë”, thotë Qorrolli.
Ai thotë se po shikojnë mundësinë që Shqipëria ta deponojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Kosova do të bëjë të gjitha përgatitjet dhe është duke bërë çdo ditë përmes Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës, Ministrisë së Drejtësisë dhe mekanizmave të tjerë institucional. Aktualisht ju e dini se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është palë e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne po shikojmë mundësinë që eventualisht një shtet, si Shqipëria të deponojë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne kemi diskutuar mirëpo duhet të ketë një vendimmarrje institucionale, parlamenti dhe qeveria e Shqipërisë”, deklaron Qorrolli.
Sa i përket miratimit të Kodit civil, Qorrolli thotë se ai do të procedohet në Kuvend në momentin kur të arrihet konsensusi.
“Ne do të procedojmë në momentin kur të arrihet konsensusi. Aktualisht s’ka konsensus. Kërkesa e kryeministrit Kurti, por edhe imja ka qenë që kjo të bëhet në kuptimin mbi politik. Të këtë përfshirje edhe të opozitës, jo që LVV-ja nuk i ka votat apo ka disa dilema të deputetëve që tashmë janë publike. Në kuadër të kësaj, siç ka bërë pas takimit të Kurtit me liderin e PDK-së për t’i kaluar marrëveshjet ndërkombëtare në parlament, atëherë besoj se do të ketë konsensus edhe për Kodin Civil”, tha Qorrolli.
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, zëvendësministri Qorrolli i quan të padrejta dhe jo-proporcionale, teksa shprehet optimist se ato do të largohen në tërësi deri në vjeshtë pavarësisht paralajmërimeve të BE-së se ato do të largohen në mënyrë të pjesshme dhe graduale.
“Mungesa e konsensusit brenda shteteve anëtare ka bërë që masat të hiqen në mënyrë graduale. Shpresojmë që deri në vjeshtë, pasi e dimë se jemi në stinën e verës, pastaj korriku dhe gusht, Brukseli ndodhet në “vdekje klinike” dhe vendimmarrja do të pushojë. Shpresojmë se deri në vjeshtë të gjitha masat të eliminohen, ndonëse ato kanë qenë jo-proporcionale dhe të padrejta”, tha Qorrolli. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025