LAJMI I FUNDIT:

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me njoftim për të gjithë ata që kanë aplikuar për subvencionim të masave të efiçiencës së energjisë

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me njoftim për të gjithë ata që kanë aplikuar për subvencionim të masave të efiçiencës së energjisë

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton të gjithë aplikantët në listë të pritjes për subvencionim të masave të efiçiencës së energjisë në shtëpi individuale, që duhet të konfirmojnë interesimin e tyre për të përfituar nga kjo masë deri më 23.06.2024.

Në njoftimin për media thuhet se aplikantët, gjithsej 1010, kanë pranuar email nga ana e FKEE-së të premten (14.06.2024), në të cilin është i bashkëngjitur linku me formularin për shprehje të interesit.

Lexoni të plotë njoftimin:


Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton të gjithë aplikantët në listë të pritjes për subvencionim të masave të efiçiencës së energjisë në shtëpi individuale, që duhet të konfirmojnë interesimin e tyre për të përfituar nga kjo masë, deri më 23.06.2024.

Aplikantët, gjithsej 1010, kanë pranuar email nga ana e FKEE-së të premten (14.06.2024), në të cilin është i bashkëngjitur linku me formularin për shprehje të interesit.

Të gjithë aplikantët që nuk plotësojnë këtë formular, humbasin të drejtën për të vazhduar tutje me procedurat drejt përfitimit të subvencionimit të masave të efiçiencës në shtëpitë e tyre.

Rikujtojmë se thirrja fillestare për përfitim nga subvencionimi i mundësuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ka qenë aktive nga data 8 gusht 2023 dhe në bazë të kushteve të thirrjes, konkretisht të pikës 2.1 “Aplikimi pa Raport të Auditimit të Energjisë”, është thënë se:

 “Në rast se aplikanti, për çfarëdo arsye, nuk ka gjetur një auditor të çertifikuar të energjisë për të bërë auditimin e thjeshtëzuar të energjisë (walk-through audit), ai aplikacion do të vendoset në listë të pritjes, ndërsa shqyrtimi i tij i mëvonshëm do të merret parasysh nëse plotësohen dy kushtet e mëposhtme:

Buxheti i destinuar për thirrjen ende nuk është shpenzuar dhe

Kontraktimi i Auditorëve të Energjisë bëhet nga ana e FKEE-së.

Për informacione të tjera ju ftojmë të kontaktoni FKEE-në përmes email adresës listaepritjes@fkee-rks.net. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kosmonte Foods
Kalo në kategori