LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk: Telefonat nuk do të ekzistojnë më në të ardhmen

Elon Musk: Telefonat nuk do të ekzistojnë më në të ardhmen

Miliarderi dhe novator i teknologjisë, Elon Musk parashikon një të ardhme ku telefonat celularë do të vjetërsohen.

Në përgjigje në platformën X, Musk theksoi se “në të ardhmen, nuk do të ketë më telefona, vetëm Neuralinks”.


Neuralink është një nga kompanitë e Musk, e cila zhvillon çipa/implante truri. Kompania tashmë ka filluar testimin e implanteve të trurit tek njerëzit dhe nuk ka plane të ndalojë.

Postimi i Musk ishte në përgjigje të një fotoje të krijuar nga AI të Musk duke mbajtur një telefon me një dizajn të rrjetit nervor të vizatuar në ballin e tij.

Gjatë janarit, Musk njoftoi se personi i parë që mori një implant truri Neuralink ishte 29-vjeçari Noland Arbo.

Së fundmi, Mask njoftoi në X se Neuralink po pranon aplikime për një pjesëmarrës tjetër, i cili do të marrë një implant Neuralink të quajtur Telepathy. /Telegrafi/