LAJMI I FUNDIT:

Prokurorja kapet duke luajtur në telefon gjatë seancës

Prokurorja kapet duke luajtur në telefon gjatë seancës

Prokurorja Merita Bina Rugova është kapur duke luajtur në telefon gjatë seancës për 180 kilogramët kokainë.

Bina po luante në telefon derisa po zhvillohej seanca ndaj Bashkim Kolshit që akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash.

Kur është kontaktuar për këtë çështje nga “Betimi për Drejtësi”, Rugova ka refuzuar edhe ta dëgjojë pyetjen, duke thënë se është zëdhënësja e prokurorisë, e cila mund të kontaktohet për çfarëdo pyetje.


Sipas PSRK-së Kolshi akuzohet se në bashkëkryerje me Gunta Zunda, Sokol Krasniqi, Ervin Pelinku, Milenko Knezevic dhe persona të tjerë të dënuar apo të akuzuar në Danimarkë për këto vepra penale sipas marrëveshjes paraprake dhe planifikim pa autorizim vazhdimisht ka transportuar kokainë dhe atë çdo herë në sasi prej nga 18 kg nga shtetet tjera të Evropës për në Kopenhagë, Danimarkë duke e fshehur atë në hapësirën e fshehtë të automjetit, nën pjesën e poshtme mes bagazhit dhe ulëses së pasme, të paraparë për 24 blloqe të drogës me dimensione 22.2 x 12.5 x 3.9 cm.

Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019.

Me këto veprime, Kolshi akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndajra dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve e substancave psikotropike dhe analoge” në vazhdim, nga neni 267 paragrafi2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 77 te KPRK-së.

Ndërsa, sipas dispoztivit të dytë të kësaj akuze, Kolshi akuzohet se duke e ditur se pasuria e tij buron nga aktivitet kriminale të përshkruara si në dispozitivtin e parë të lartcekur është e fituar me kryerjen e veprave penale, e ka fsheh burimin e saj të vertetë.

Aty thuhet se i njejti të hollat i ka futur në sistemin bankar përmes xhirollogarisë së bashkëshortes së tij Miradije Mustafa e që përmes deponimeve me shuma të ndrsyhme të parave me përshkrim “kursime familjare” e pastaj nga llogaria e njejt e ka kryer shtresimin –fshehjes e orgjinies së tyre përmes transferove bankare dhe konvertimit në asete të paluajtshme, gjithashtu në emër të bashkëshortes, në vlerë të përgjitshme prej 190 mijë e 55 euro dhe atë banesën me sipërfaqe 210 m2 në Prishtinë dhe katër zyre në objektin Pallati i Avokatëve në Prishtinë.

Me këtë, Kolshi akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpërlarja e parave” nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Lajme
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Lajme
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ekonomi
Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Lajme
Kalo në kategori