Voklswagen në tregun e Maqedonisë e ka prezantuar Tiguanin tërësisht të ri, në gjeneratën e tretë të bestseller. Për momentin Tiguan është një nga modelet më të suksesshme të Volkswagen në botë. Më shumë se 7.6 milionë blerës e kanë zgjedhur SUV-in kompakt, që nga debutimi në vitin 2007. Modelin e ri mund ta shihni në sallonet e Volkswagen.
Teknologjitë e reja të realizuara me MQB e përmirësojnë Tiguanin praktikisht në çdo pjesë. Disqet e reja hibride me tërheqje elektrike prej rreth 100 km e bëjnë SUV-in më efikas se kurrë më parë. Gjithashtu, mbushja me rrymë e baterive do të jetë më e shpejtë në të gjitha versioneve të eHybdir, ndërsa për herë të parë do të jetë e mundur edhe mbushja DC.
Disajn ekspresiv dhe aerodinamikë të përmirësuar
SUV-i kompakt vjen me dizajn tërësisht të ri. Si pjesë specifike, pjesa e përparme e makinës ka pamje të fuqishme me shumë kuadër LED dhe vijë horizontale të mbuluar me xham.
Hapjet e rrjetit të radiatorit janë të vendosura tani në anët e jashtme të mbrojtësve, ku perdet e ajrit sigurojnë rrjedhje optimale të ajrit. Pjesa e përparme e dizajnuar pastër thekson faktin se koeficienti i tërheqjes është përmirësuar nga 0.33 në 0.28. Kjo siluetë përmban shpatulla atletike mbi rrota, të cilat janë të disponueshme në madhësi deri në 20 inç. Një shirit i ri horizontal LED shton theksin në pjesën e pasme të Tiguan.
Gjenerim i ri i bordit kompjuterik digjital dhe sistemit infozbavitës
Brendësia e Tiguan karakterizohet nga një koncept dhe dizajn krejtësisht i ri. Dallohet për standardet e larta të materialeve dhe përpunimit. Përveç kësaj, bordi i ri dixhital është intuitiv për përdorim dhe ka një dizajn të pastër dhe inteligjent. Modulët përfshijnë bordin e ri dixhital (instrumente dixhitale me shtresë anti-reflektuese në format tabletash), ekranin info-zbativës deri në 38 centimetra (15 inç) dhe ka një strukturë dhe grafikë krejtësisht të re të menusë, një ekran të ri head-up dhe një buton të ri multifunksional për zgjedhjen e përvojës së vozitjes me një ekran OLED të integruar.
Gama efikase e motorëve
Falë MQB evo, në Tiguan mund të zbatohen lloje të ndryshme motorësh. Për shembull, do të ketë motorë turbo dizel (TDI), motorë turbo benzinë (TSI), motorë të butë hibrid turbo benzinë (eTSI) dhe sisteme hibrid plug-in (eHybrid), të cilat do të ofrohen ekskluzivisht me një transmetim automatik me dy ndërrues (DSG). Si tek ID.7 dhe Passat i ri, mënyra e funksionimit të transmetimit në të ardhmen do të ndryshohet me një zgjedhës në timon në të djathtë të timonit me një parim intuitiv të funksionimit.
Pajisje e kontrolluar elektronikisht për drejtim për praktikë dhe dinamikë shtesë
MQB evo siguron bazën për një gjeneratë të re pajisjesh për drejtim. Përveç masave të shumta individuale, Volkswagen ka rinovuar kontrollin adaptiv të pezullimit DCC me DCC Pro opsional me amortizatorë me dy valvola. Modeli i ri është standard i pajisur me Vehicle Dynamics Manager – sistem MQB që bëri debutimin e tij në Golf GTI aktual. Sistemi kontrollon funksionet e bllokadave elektronike të diferencialit (XDS) dhe komponentët dinamikë anësorë të amortizatorëve të kontrolluar në sistemin DCC Pro.
Ulëse për distanca të gjata
Ulëset e reja ergoActive Plus me rregullim pneumatik katër-drejtimor dhe funksion masazhi me presion pneumatik me 10 dhoma janë ideale për karakterin me cilësi të lartë të Tiguan. Përveç kësaj, ka edhe një funksion programues për aktivizimin automatik të ngrohjes së ulëseve ose ventilimit të ulëseve në temperatura të caktuara të jashtme.
Një bestseller në ardhje
I udhëhequr nga rezultatet mahnitëse të dy gjeneratave të mëparshme, duke u ndërlidhur me dizajnin e ri dhe rehatinë e lartë, Tiguani i ri paralajmëron rekord në shitje dhe kapitull të ri për tregimet e suksesshme të brendit Volkswagen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025