LAJMI I FUNDIT:

Vapa ekstreme ka goditur Indinë, vdesin të paktën 11 persona

Vapa ekstreme ka goditur Indinë, vdesin të paktën 11 persona

Si pasojë e kushteve ekstreme të motit që shkaktuan valë të forta të nxehtit, rrëshqitje dheu dhe përmbytje, të paktën 11 persona humbën jetën në Indi këtë javë, njoftuan autoritetet lokale.

Kryeqyteti New Delhi mbrëmë regjistroi natën më të nxehtë në gjashtë vjet ndërsa spitalet raportuan të paktën pesë të vdekur nga goditja e nxehtësisë, shkruan Times of India.


Autoritetet thanë se të paktën gjashtë persona u vranë dje në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e pandërprerë në shtetin verilindor të Assam.

“Një grua dhe tre vajzat e saj u varrosën të gjallë”, tha zyrtari shtetëror i menaxhimit të fatkeqësive, Siu Das, duke shtuar se një fëmijë tre vjeçar u vra gjithashtu.

Në të gjithë Azinë këtë verë janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të larta dhe shkencëtarët thonë se shkaku janë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit dhe se situata do të përkeqësohet, raporton reuters.

Temperaturat u rritën në mbi 50 gradë Celsius në Delhi dhe në shtetin e shkretëtirës së afërt të Rajasthan, ndërsa veriperëndimi dhe lindja e vendit panë dy herë më shumë ditë të nxehta se zakonisht vetëm këtë sezon.

Në Assam, më shumë se 160 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet, me ujë që ka arritur nivele alarmante në Kopila, një nga degët kryesore të Brahmaputrës. Më shumë se 30 njerëz në shtetin e Assam kanë vdekur që nga fundi i majit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, thanë zyrtarët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori