Doza e shëndetit mendor
Endoproteza unikondilarе e gjurit është një procedurë minimalisht invazive në krahasim me endoprotezën totale, në të cilën vetëm pjesa e dëmtuar e gjurit zëvendësohet me një implant. Ndryshe njihet edhe si endoproteza e pjesshme e gjurit.
Gonartroza është një dëmtim kronik, degjenerues i kërcit të nyjes së gjurit që shkakton dhimbje, inflamacion dhe kufizim të lëvizjeve. Simptomat shfaqen gradualisht dhe intensifikohen me kalimin e kohës. Në fillim shfaqen gjatë ecjes, ngjitjes apo zbritjes së shkallëve dhe me përparimin e sëmundjes dhimbja shfaqet edhe kur pushoni. Mund të manifestohet gjithashtu me ënjtje të gjurit dhe ngurtësim të kyçeve/nyjeve. Gjithashtu, jo rrallë ndodh deformim i gjurit në formën e këmbëve O (varus) ose X (valgus).
Nyja e gjurit ndahet në 3 ndarje (pjesë): ndarje mediale (e brendshme), laterale (e jashtme) dhe patellofemorale.
Zëvendësimi total i gjurit indikohet në rastet e formave të rënda të artritit ku zëvendësohen të gjitha pjesët e dëmtuara të gjurit.
Endoproteza unikondilare është një opsion kirurgjikal për pacientët tek të cilët ndryshimet degjenerative prekin vetëm një pjesë të gjurit (kryesisht pjesën e brendshme), ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqeve të kyçeve janë të paprekura – domethënë të pa dëmtuara.
Indikacioni për këtë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale bazohet në të dhënat anamnestike, ekzaminimin klinik dhe radiografinë e gjurit. Në raste të rralla nevojitet edhe MRI e gjurit. Indikacioni për protezë unikondilare është tek rreth 50% e pacientëve me gonartrozë, duke shmangur kështu implantimin e endoprotezës totale të gjurit.
Cilët pacientë janë kandidatë për kryerjen e protezës unikondilare?
Pacientët tek të cilët procesi degjenerues është i kufizuar vetëm në një ndarje (pjesë) të gjurit, zakonisht atë të brendshme. Ata duhet të kenë:
– Gju të qëndrueshëm (ruajtje të funksionit të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe ligamenteve kolaterale),
– Lëvizshmëri të mirë të gjurit (ruajtje të lëvizjes),
– Deformim që lejon korrigjimin e gjurit.
Cilët pacientë nuk janë kandidatë protezën unikondilare?
– Pacientët me paqëndrueshmëri të gjurit (ligamenti i kryqëzuar anterior i këputur),
– Pacientët me lëvizje dhe kontraktura të kufizuara të gjurit,
– Pacientët me deformim i varusit më shumë se 10 gradë dhe deformim të valgus më shumë se 5 gradë,
– Pacientët obezë,
– Pacientët me proces degjenerues më shumë se një ndarjeje të gjurit.
Procedura kirurgjikale
Pjesa e dëmtuar e gjurit arrihet përmes një prerjeje të vogël. Hiqet pjesa e dëmtuar e meniskut, pjesa e dëmtuar e tibisë dhe kockës së femurit resektohet/pritet minimalisht dhe vendoset implant në gju. Nuk vendoset drenazh postoperativ.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/dsc00649_zorannestorovski-2624-300x300-1.jpg)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mos hani kurrë dredhëza që nuk janë larë mirë! Një bakter i rrezikshëm fshihet në to](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/686734-380x233.jpg)
Mos hani kurrë dredhëza që nuk janë larë mirë! Një bakter i rrezikshëm fshihet në to
![A është sëmundje apo jo shikimi i shpeshtë i filmave pornografikë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/istock-541131684-54645-380x233.jpg)
A është sëmundje apo jo shikimi i shpeshtë i filmave pornografikë?
![Kontrolli i diabetit: Si të shmangni një rënie të papritur të sheqerit dhe të bëni pushime verore në mënyrë të sigurt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/GRFW0VLXgA897-380x233.jpg)
Kontrolli i diabetit: Si të shmangni një rënie të papritur të sheqerit dhe të bëni pushime verore në mënyrë të sigurt
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_28-13-380x233.png)
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
![Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_18-24-380x233.png)
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
![Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847-1-380x233.jpg)
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
![Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/chris-langan-missouri.jpeg)
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
![Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjyqtaret-2-380x233.jpg)
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
![Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/nagelsmann-gjermani-380x233.jpg)
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës