LAJMI I FUNDIT:

Ish-eurodeputetja Doris Pack: E kënaqur që Berisha mori vulën e PD-së

Ish-eurodeputetja Doris Pack: E kënaqur që Berisha mori vulën e PD-së

Ish-eurodeputetje Doris Pack tha se ishte e kënaqur që Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pack theksoi se opozita e drejtuar nga Berisha është opozita e vërtetë e vendit dhe tani sipas saj, do të ketë mundësi të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme.

Ajo tha gjithashtu se Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi Shqipëria ishte në një situatë kur kishte marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ndryshe nga sot, që sipas saj, vendi ka shumë probleme.


“Mendoj se është një situatë shumë e çuditshme. Jam e kënaqur që Gjykata i dorëzoi vulën PD-së së Sali Berishës, e cila është një opozitë e vërtetë. Tani ka shansin që të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme dhe për të parë se kush punon për njerëzit dhe kush është europian.

Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi e kishte çuar Shqipërinë në një situatë kur kishte statusin e vendit kandidat për në BE. Ndërsa sot ka shumë problematika në vend.

Uroj që vendi të bëhet më i fortë dhe t’i kushtojë vëmendje problemeve qoftë në vend, qoftë në Ballkan dhe që BE të tregohet më serioz në gjykimin e vendeve që aspirojnë anëtarësimin, në mënyrë që t’i gjykojë më mirë ato. Ndoshta opozita shqiptare mund ta qeverisë më mirë vendin”, u shpreh Pack në Euronewsal.