LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 13° fair_day

Banorët e Gërlicës së Ferizajt prej vitesh kërkojnë asfaltimin e rrugës kryesore

Banorët e Gërlicës së Ferizajt prej vitesh kërkojnë asfaltimin e rrugës kryesore

Banorët e Gërlicës në Ferizaj prej disa vitesh po kërkojnë asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit që lidh disa lokalitete, madje edhe me Komunën e Kaçanikut dhe me atë të Vitisë. Sipas banorëve, gropat dhe pluhuri po ua vështirësojnë jetesën nëpër shtëpitë e tyre.

Ndërkohë kërkesat e tyre në Komunë nuk janë shqyrtuar asnjëherë. Banorët kanë treguar se kjo rrugë ishte planifikuar nga institucionet lokale dhe qendrore që të lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi”, por punimet nuk kanë vazhduar deri më tash.

Përfaqësuesi i Gërlicës, Haki Veseli, ka thënë për Telegrafin se është ankuar disa herë nëpër institucionet përkatëse për ta asfaltuar këtë rrugë, por pa sukses.


“Nuk kemi lënë derë pa trokitur, është shumë shqetësuese se si në këtë shekull të kemi telashe të tilla me rrugën kryesore me gjatësi prej rreth një kilometër brenda fshatit e cila i lidh disa fshatra të Ferizajt, Kaçanikut dhe lidhet me autostradën që shkon në drejtim të Komunës së Vitisë”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, komuna duhet të angazhohet rreth kësaj çështjeje edhe nëse projekti i takon nivelit qendror, pasi që qytetarët nuk kanë shumë informacione pse ka mbetur e pa asfaltuar kjo pjesë e rrugës kryesore në mes të fshatit të tyre.

“Ne nuk i dimë punët e komunës me nivelin qendror sepse nuk kemi shumë informacione se kujt i takon ky projekt të realizohet. Por, neve si qytetar na intereson ta kemi asfaltin sikur fshatrat tjera sepse pluhuri po shkakton shumë dëme. Prandaj, kërkojmë edhe njëherë nga institucionet përkatëse ta rregullojnë këtë rrugë sa më shpejtë që është e mundur sepse ne si qytetar dhe kryesi e fshatit i kemi adresuar kërkesat tona”, ka bërë me dije Veseli.

Edhe banori tjetër Egzon Selimi, ka thënë se është gjendja e rëndë në rrugën “Mehmet Gradica”, që lidhet edhe me Kaçanikun e Vjetër. Ai shpjegon se banorët e lagjes “Azem Hoxhaj” më së shumti po e vuajnë këtë neglizhencë të institucioneve publike të cilat sipas tij prej vitesh e kanë lënë këtë pjesë të rrugës pa e asfaltuar.

“Kjo rrugë ka kyçje në autostradë nëse realizohet projekti siç është premtuar dhe lidhet me komunën e Vitisë. Por gjatë viteve të fundit pluhuri i madh nga automjetet transportuese po na shkakton dëme të mëdha nëpër oborre. Kurse shtëpitë nuk po mundemi me i hap asnjëherë dritaret sepse pluhuri po futet brenda. Ne si banor jemi ankuar disa herë edhe në komunë por nuk ka pasur sukses, andaj nëse kjo rrugë nuk asfaltohet në një të ardhme të afërt ne do ta bllokojmë e gjithë rrugën e cila lidh shumë fshatra të Kaçanikut me Ferizajn”, ka thënë Selimi.

Telegrafi, ka provuar gjatë së martës të marrë edhe një deklaratë nga drejtori i infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, Meriton Hajdini, lidhur me shqetësimet e banorëve të Gërlicës, por ai nuk ka qenë i qasshëm./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Kalo në kategori